17 milion euro falso janë kapur në Itali



Policët filluan të dyshojnë për shkak të sjelljes së këtij personi në një zonë parkimi shumë pak të frekuentuar të një qendre tregtare në Marcianise, një qytezë rreth 40 kilometra në veri të Napolit.

“Burri me një sjellje të dyshimtë transferonte vazhdimisht kartona nga një mjet i një kompanie transportesh në makinën e tij, duke tërhequr vëmendjen e policëve”, thuhet në komunikatë.


“Kartmonedhat e gjetura kishin një cilësi të jashtzakonshme duke iu afruar shumë origjinalit dhe ai mund të gënjente lehtësisht shumicën e konsumatorëve për shkak të imitimit të mirë të filigranës, të vizës së sigurisë dhe të hologramës”, sipas të njëjtit burim.

Qyteti i Napolit dhe rrethinat  e tij, përfaqësojnë bazën kryesore të të gjitha falsifikimeve në Itali, nga kartomnedhave falso tek veshjet, këpucët dhe aksesorët..
Previous Post Next Post