Loading...

Skandali seksual, maja e ajzbergut e degjenerimit të moralit shoqërorë

 Skandali seksual, maja e ajzbergut e degjenerimit të moralit shoqërorë
Nga Marion Mardodaj
Skandali seksual që ka tronditur opinionin publik, ku sekretari-pervers i deputetit të PS-së Koço Kokëdhima, Agron Cani, i kërkonte nënës së ve të katër fëmijëve të kryente marrëdhënje seksuale me vajzën 14-vjeçare të saj, është një skandal që ka tronditur çdo nënë, baba, prind, çdo njeri brenda kufijve të njerëzores. 

Ky skandal na pasqyron një pjesë të realitetit se si funksionojnë gjërat në politikën shqiptare. Këtë gjë e vërtetuan me deklaratat e tyre dy politikanë me eksperiencë në arenën politike shqiptare, që e dinë mirë se si funksionon politika nga brenda. Pas këtij superskandali të paskrupullt, kreu i PD-së Lulzim Basha dhe kreu i FRD-së Bamir Topi, deklaruan njëri-pas-tjetrit që ky nuk është një fenomen i ri në politikën shqiptare. Në fakt edhe personalisht kam dëgjuar shumë gjëra të tilla, përfshirë personazhe në majat më të larta, dhe jam tronditur me të vërtetë. Ndonjëherë mendoja që janë thashetheme pasi nuk ekzistonin faktet; tjetër herë mendoja që, duke qenë vetë politika shqiptare kokë-e-këmbë perverse, edhe këta politikanë i kryejnë këto perversitete për t’iu përshtatur perversitetit të tyre. Por tani që maja e ajzbergut doli, gjërat janë realisht jashtëzakonisht shqetësuese: kjo nënkupon që një pjesë e mirë e femrave në politikën shqiptare kanë kaluar në këtë sitë perverse të degjenerimit të moralit; mund të jenë deputete, shefe zyrash, ministre apo ish-ministre, etj. Ndërsa një pjesë e mirë e politikanëve dhe militantëve, i bie të jenë hamshorët, që prodhojnë... Mbase kjo ka qenë arsyeja që në vitin 2012, Qeveria e atëhershme, me kontributin e Qeverisë së sotme, bënë një ligj ku i trajtonin prostitutat si viktima, dhe dënonin klientët që shkonin me prostitutat me deri në 3 vjet burg; ndoshta donin t’ia bënin të qartë atyre femrave të penduara që kanë marrë, ndoshta gabimisht, rrugën e djallit e nuk durojnë dot më këto skllavoproranë politikan të sotëm, të cilat  duan ta ushtrojnë ligjërisht këtë profesion, që këtu në Shqipëri nuk ka vend për prostituta publike ligjore. Kështu...ta kryejnë këtë punë në zyrë, se nuk i nget kush...Ta provojnë t’i ngasin po deshën...por dënohen me 3 vjet burg... Është me të vërtetë rrëqethëse kur e mendon, që këto lloj speciesh drejtojnë fatet e shqiptarëve.

Në fakt, skandalet seksuale janë vetëm njëra anë e medaljes së degjenerimit të moralit të shoqërisë shqiptare. Ana tjetër është edhe më vrasëse, gjakpirëse, mizore, që e përdhunon me breza të tërë moralin e vendit, pa lëre fëmijët që jetojnë në kohën e sotme. Është injektimi i këtyre modeleve në shoqërinë shqiptare. Po të pyesësh, të paktën në Tiranë, se si x politikan apo y gazetare ka arritur majat, një pjesë e mirë e njerëzve të thonë që është në atë vend për shak se...Pra ky është modeli që është injektuar. Në këto kushte, ku politika dhe jeta publike jo vetëm që nuk jep zgjidhje dhe promovon modele që duhen ndjekur, por bëhet sinonim i pisllëkut, fillojnë e lulëzojnë ekstremizmat e të gjitha feve, fillojnë të dalin hoxhallarë e priftërinjë të feve që kanë bërë mëkate të stërmëdha në të kaluarën, e na flasin për Zotin; fillojnë të rinjtë të bien viktima e ta gjejnë moralin duke u vrarë në Siri, Irak, apo ku ta dijë unë.

Krahasimi është fare i freskët në memorien një javore të ngjarjeve të zhvilluara së fundi.  Aktori i njohur i Teatrit Kombëtarë, Pandi Toce, baba i dy fëmijëve, u flijua për të shpëtuar jetën e një të mituri 12-vjeçarë në Liqenin Artificial në Tiranë, ndërsa nga ana tjetër, perversi 60 vjeçarë kërkonte me insistim të vriste ëndërrat e një vogëlusheje 14 vjeçare. Prej disa kohësh pa punë, për shkak të ndërrimit të politikanëve tanë. Në hallin e tij, teksa po bënte shëtitjen e mëngjesit tek Liqeni Artificial, Pandi dëgjoi thirrjet për ndihmë të një 12-vjeçari, i cili po përthithej nga balta vdekjeprurëse e bregut të Liqenit Artificial. Pa u menduar, aktori rendi për ta shpëtuar 12-vjeçarin. I mituri shpëtoi, ndërsa Pandi u përthith nga balta. Padyshim, ai prehet në Parajsë!

E pra, akti sublim i aktorit hero, nuk u përfill nga mediat, por kaloi vjedhurazi. U desh një shkrim i gazetarit të njohur Fatos Baxhaku, që mediat e opinioni publik të tronditej. 

Ky pra është injektimi që po i bëhet shoqërisë shqiptare, injektimi i degjenerimit duke rendur pas imoralitetit. Për ta ilustruar më mirë po sjell edhe një koment të bërë nga një komentues i gazetës Shekulli, e cila është si pronë e Kokëdhimës: “Femijet shqipetare jane perdhunuar 24 vjet nga kjo politike krriminale te uritur te ngujuar, te perdhunuar, te droguar, te shitur si pjese kembimi per organe apo qe prostituohen ne gjithe Boten tani na serviret se nje Cani ja paska kerkuar nje vajze dhe policija e arreston!Ne gjithe Boten duhet arrestuar urgjent ai qe ka ngritur kurthin...,” imagjinoni tani se ku ka arritur kulmi i degjenerimit të shoqërisë: shkruesi militant në fjalë po i bën avokatinë diçkaje që është publikuar me zë dhe me figurë, dhe kërkon që gruaja e katër fëmijëve të dënohet, se e paska future në kurth perversion.

Ngjarja e sekretarit Kokëdhima nuk është e izoluar për publikun e gjerë, një skandal i ngjashëm ka ndodhur edhe me ish-ministrin Ylli Pango, edhe me kryetarin e Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu. Por kulmi i perversitetit arrin pikun, kur, në vend që këta figura të dalin nga jeta publike, këta promovohen si një model që duhet ndjekur, dhe vazhdojnë të qëndrojnë si aktorë publikë.
Mziu duhet të kishte dhënë dorëheqjen, ndërsa Pango, të paktën nuk duhet të dilte më në arenën publike apo të jipte mësim nëpër universitete, por asgjë nga këto s’ka ndodhur. Mziu është kryetarë ndërsa Pango është pedagog dhe librat e tij i promovojnë dhe botojnë universitetet që kanë për detyrë të prodhojnë punime shkencore e studimore të profesorëve që edukojnë studentët e tyre. Ironikisht, nga librat më të fundit që ka botuar e promovuar universiteti Europian i Tiranës me administrator Henri Çilin, i cili duhet të japë dije, është shkruar nga ish-ministri dhe titullohet “Zogu i Zi”.
Tani imagjinojeni se çfarë mund të ketë në brendi ky libër, i botuar nga një institucion që duhet të ketë si prioritet librat që përçojnë dije; në libër ish-ministri i kulturës rrëfen fëmijërinë e tij të përjetuar tek “Zogu i Zi” në Tiranë, ku para Luftës së Dytë Botërore ishte godina e një shtëpije publike. 

E pra, kjo është një tallje cinike me nënat, baballarët, prindërit, me të gjithë shoqërinë shqiptare. Çfarë modeli duhet të ndjekë një fëmijë shqiptarë që të ëndërrojë e të jetë i suksesshëm në jetë, atë të ish-ministrit të kulturës i cili i fut duart një vajze që mund të ishte bija e tij, dhe vazhdon e jep mësim, boton libra e na lep leksione publike? E kryetarit të Bashkisë Kamës që u akuzua për ngacmime seksuale? E sekretarit pervers të Kokëdhimës? E muxhahedinëve mjekroshë që presin koka fëmijësh? E hoxhallarëve mjekroshë dhe muslimanëve ekstremistë që na promovojnë mënyrën e jetesës së para 5 shekujve? E perversit gazetarë Arian Çani? E bythlëpirësit të paparë Blendi Fevziut? E governatorit Fullani, bankës të së cilit iu vodhën mbi 7 miliardë lekë? E atij doktorit që nëse nuk i fut para në xhep, të lë të vdesësh? E atij gjykatësit që nxjerr kriminelët nga burgu? E kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë që u shfaq me zë e me figurë duke ndarë para? E këngëtareve tona që konkurojnë se kush e nxjerr më qartë “zogun” në publik? 

Nganjëherë më tundon mendimi i publicistit Fatos Lubonja, i cili thotë që duhet të ndodhë një Revolucion, një përmbysje totale. Janë bërë me të vërtetë të padurueshëm dhe shumë cinikë.

Mirëpo nga ana tjetër, “Revolucion” do të thotë të derdhësh gjak, do të thotë që të gjithë këta të sipërpërmendurit dhe shumë si këta të vriten apo të pushkatohen - sigurisht që këta do ia mbathin siç bënë në ’97 -, ndaj edhe këtij mendimi i largohem. 

Nga të gjitha sa u shkrua, një gjë është e sigurtë: këta po tallen në mënyrë cinike me fatet e shqiptarëve.

E vetmja gjë që kemi në dorë, është vota, ta mendojmë mirë kur ta hedhim në kuti sa herë zhvillohen votime. 

Këtyre t’i lëmë Zotin, të bëjë ç’të dojë me këta.
Skandali seksual, maja e ajzbergut e degjenerimit të moralit shoqërorë  Skandali seksual, maja e ajzbergut e degjenerimit të moralit shoqërorë Reviewed by Marion Mardodaj on 8/17/2014 10:33:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.