Loading...

Franca u dërgon armë forcave kurde në Irak


Franca thotë se po u dërgon armë forcave kurde në Irak për t’i ndihmuar që të luftojnë ekstremistët e grupit Shteti Islamik që kanë marrë nën kontroll zona të gjera në Irakun verior dhe perëndimor, duke mos hasur thuajse asnjë qëndresë nga ushtria irakiane.
Zyra e Presidentit francez Francois Hollande tha sot se armët do të dorëzoheshin brenda disa orëve, në bashkërendim me qeverinë irakiane.

Presidenti i rajonit autonom kurd të Irakut, Massoud Barzani i kërkoi në fillim të javës ndihmë komunitetit ndërkombëtar për të luftuar militantët dhe dje Bashkimi Evropian nuk arriti të binte dakord për një marrëveshje për të dërguar armë, por tha se shtete të veçanta ishin të lira të bënin marrëveshje me Irakun.
Shtetet e Bashkuara kanë dislokuar gjithashtu 130 këshilltarë të tjerë ushtarakë në Irakun verior për të ndihmuar irakianët e zhvendosur që janë bllokuar në një mal nga ekstremistët myslimanë suni.
Ndërkohë, kryeministri aktual i Irakut, Nouri al-Maliki thotë se nuk do ta dorëzojë pushtetin derisa një gjykatë federale të japë vendim për vendimin e Presidentit Fouad Massoum për të emëruar Haider al-Abadin në postin e kryeministrit.  
Franca u dërgon armë forcave kurde në Irak Franca u dërgon armë forcave kurde në Irak Reviewed by Marion Mardodaj on 8/13/2014 07:19:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.