Loading...

Bill Clinton: Ja pse nuk e vrara Bin Ladenin

Bill Clinton for Bin Laden


Vetëm pak orë para se të ndodhte sulmi i 11 shtatorit të vitit 2001mbi kullat binjake në New York, presidenti i atëhershëm amerikan Bill Clinton, thotë se e kishte mundësinë ta vriste liderin e taleban Osama Bin Ladenin.

Para një audience në Australi, Clinton e ka përmendur këtë detaj, në momentin kur ka folur për temën e terrorizmit, transmeton Yahoo.com.


“Vetëm po them, e dini se…sikur të isha Osama Bin Laden…Ai ishte një person i mençur. Kam shpenzuar shumë kohë duke menduar për të. Unë gati e kam kapur atë një herë”, ka thënë Clinton.

“Isha fare pranë dhe mund ta vrisja, por në këtë rast, do ta shkatërroja një qytet të vogël, i njohur si Kandahar në Afganistan dhe do të vrisja rreth 300 gra e fëmijë të pafajshëm, e pastaj, nuk do të isha aspak më i mirë se Bin Ladeni”, tha Clinton./the Albanian/- Oculus News
Bill Clinton: Ja pse nuk e vrara Bin Ladenin Bill Clinton: Ja pse nuk e vrara Bin Ladenin Reviewed by Oculusnews Albania on 8/02/2014 11:10:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.