9 Sugjerime për të gjetur Lumturinë

vajzë bjonde duke buzëqeshur

 Shkencëtarët mbështesin teorinë që të qenit të lumtur motivon njerëzit të ndërmarin hapa konstruktive. Pra të kultivuarit e lumturisë dhe mirëqenies ndikon në gjenerimin e energjive dhe entuziazmit.

Lumturia nuk është një gjendje statike. Emocionet prodhojnë informacione të rëndësishme; ato drejtojnë veprimet dhe ndërveprimet tona. Emocionet negative apo të dhimbshme mund të jenë të përshtatshme në një situatë të caktuar dhe ndihmojnë për të ndërmarrë veprime inteligjente. Mundësitë për të ndërtuar lumturinë mund të maksimalizohen kur është e mundur. Shpesh kjo bëhet përmes disa ndryshimeve në stilin e jetës që përgjatë kohës bëhen zakon.

Ja 9 sugjerime për të gjetur lumturinë:

1. Praktikoni mirënjohjen
Mundohuni të gjeni kohë që të vëreni kënaqësitë e thjeshta dhe gjithashtu momentet e madhështore. Jini mirënjohës një banjoje me ujë të ngrohtë, një kafeje të shijshme, qiellit të kaltër, familjes, miqve, punës apo kafshëve shtëpiake. Martin Seligman sugjeron të shkruarit një letër mirënjohjeje ndaj dikujt që ka pasur një ndikim pozitiv në jetën tuaj. Të mbajturit një ditar mirënjohjeje është një gjë tjetër. Përpara se të flini, përpiquni të reflektoni mbi tre gjëra të çdo dite që kanë frymëzuar tek ju mirënjohjen apo që atë ditë jeni ndjerë mirë.

2. Ndërtoni dhe mbani marrëdhënje.
Bëjeni prioritet që të lidheni dhe të ndihmoni njerëzit, dhe gjithashtu duke listuar ndihmën e tyre. Gjeni kohë për njerëzit që janë të rëndësishëm për ju. Nxitja e vetë-qendërzuar për kënaqësi nuk krijon lumturi që zgjat. Është provuar që ndërvarësia është një rrugë efektive drejt lumturisë.

3. Lëvizni
Ushtrimet fizike janë të rëndësishme në çdo aspekt për të ndërtuar mirëqenie. Ngrihuni, tendosuni, bëni një shëtitje, ngrini lart krahët. Bëni më tepër ushtrime fizike kur keni kohë. Integroni rutinën me një varietet ushtrimesh.

4. Praktikoni ndërgjegjshmërinë dhe shijoni momentin
Ikja nga e tashmja duhet të jetë një gjë që duhet pritur. Sidoqoftë, një numër i madh studimesh e lidhin mosvëmendjen e momenteve të tashme me nivelin e ulët të lumturisë. Por duke i kushtuar vëmendje të tashmes, mund të shijoni momente të kënaqshme dhe të fokusoheni të përshtateni në mënyrë konstruktive më tepër në momentet pozitive se ato negative.

5. Jini zemërbardhë dhe bujarë
Studime të fundit tregojnë që njerëzit që shpenzojnë më shumë para mbi të tjerët raportojnë lumturi më të madhe se ata që shpenzojnë para vetëm për veten e tyre. Jipuni ndaj të tjerëve, përfshirë kohën, resurse, ndihmë, dashuri dhe përkujdesje. Njerëzit që ndihmojnë të tjerët janë vazhdimisht të lumtur. Krijoni kuptim duke iu bashkuar festave, ditëlindjeve apo komunitetit. Sigurisht që kjo nuk duhet të jetë domozdoshmërisht në një nivel të madh. Por ka shumë mënyra gjatë ditës për të praktikuar bujarinë edhe me shpenzime shumë të pakta.

6. Përdoreni me zgjuarsi kohën
Koha mund të jetë lluksi i kohëve të sotme moderne. Është shumë e rëndësishme që t'i kushtoni kohë njerëzve dhe aktiviteteve që dëshironi me të vërtetë. Sigurisht që është e vështirë të dalësh për shëtitje pas një dite të gjatë të "zhytur" në televizion dhe media sociale. Mund të biem lehtësisht "viktimë" e të qenit një spektator i rëndomtë, jo krijues apo pjesëmarrës. Doza është çdo gjë - ekujlibroni shushatjet me më shumë aktivitete aktive.

7. Jini fleksibël në të menduarit rreth lumturisë
Daniel Gilbert dhe studiues të tjerë besojnë që ne nuk jemi të aftë të parashikojmë se çfarë na sjell lumturi. Njerëzit mendojnë që do të kenë të njëjta ndjenja si ato të sotmet, edhe ditët e ardhshme, duke mos marrë parasyshë ndyshimin e vazhdueshëm. Mund të themi që lumturia është një objektiv në lëvizje.

8. Instaloni lumturinë dhe momentet pozitive në trurin tuaj
Neuropsikologu Rick Hanson na inkurajon të fiksojmë momentet pozitive, pasi zakonisht ne jemi të prirur të kënaqemi për pak sekonda nga një ndjenjë e mirë dhe pastaj i largohemi asaj. Aktivizoni gjënde pozitive mendore dhe instalojini si trajta nervore. Hanson thotë që truri ynë është si një kopësht, pra që është më mirë të prodhojmë lule sesa shkurre. Ne mund t'i heqim shkurret duke u fokusuar në gjërat pozitive, duke rritur kështu lule.

9. Flini mjaftueshëm dhe shlodhuni rregullisht
Cilësia e gjumit është çelësi i mirëqenies. Bëjeni të fjeturën një prioritet dhe vini re ndryshimet pas një nate me gjumë të ëmbël. Përcaktoni kohën që ju nevojitet për të fjetur. Për të rriturit kjo shkon nga 7 në 8 orë në natë.

Previous Post Next Post