5 Diktatorët Gjakatarë që Sot Konsiderohen Heronj

  Diktatorët janë tiranik dhe djaj aq të këqij, sa që është e vështirë të besosh se një nënë mund t'i dojë. Pra, kur shohim njerëz që qajnë nëpër funeralet e tyre, ne shpesh priremi të mendojnë që kjo është thjeshtë për show, por në fakt nuk është ashtu. Disa nga diktatorët më gjakatarë të historisë së njerëzimit janë shumë popullorë akoma edhe sot. 

Për shembull, Diktatori Shqiptarë Enver Hoxha është i dashur për shumë njerëz akoma edhe sot e kësaj dite, i cili vrau dhe internoi rreth 20% të popullit të tij. Mjafton vetëm një fotografi që u ngrit në një festë para pak kohësh, dhe e kupton se sa popullorë është ai në Shqipëri. Madje kohët e fundit po shfaqen nëpër televizionet private shqiptare njerëz që e mbrojnë me fanatizëm diktaturën. Gjithsesi, në vijim po paraqesim 5 nga diktatorët më gjakatarë që nderohen akoma edhe sot si heronj.



1. Josif Stalin
Josef Stalin
Nëse vërejmë të gjithë djajt e Bllokut Lindorë dhe të mblidhnin bashkë psikopatinë e tyre, sërish nuk mund t'i afrohen asaj të Stalinit. HIstorianët modern mendojnë që ai vrau rreth 20 milion njerëz gjatë regjimit të tij, ndërsa të tjerë thonë se vrau më shumë. Ai kreu gjenocid në Ukrainë, dhe ishte në krye të një ushtrie që përdhunoi çdo vajzë, fëmijë dhe grua që i dilte përpara në më shumë se gjysmën e Europës, në Luftën e Dytë Botërore. Çuditërisht ai është popullorë në Rusi edhe sot e kësaj dite.

Në vitin 2011, një sondazh nga Carnegie Endowment gjeti që rreth 45% e rusëve kishin një këndvështrim pozitiv për Stalinin.


2. Nikolai Çausesku

Nicolae Ceausescu

Nga i gjithë Blloku Lindorë, mbase asnjë nuk ishte më i përbuzur se Çaushesk. Nën tiraninë e tij, fëmijët nga 10 vjeç e më shumë u rekrutonin në policinë sekrete të tij. Në regjimin e tij policia vriste rreth 15,000 njerëz çdo vit. Kur më në fund u rrëzua nga pushteti në vitin 1989, ushtria duhet ta vriste me shpejtësi, pasi ishte shumica e popullsisë rumune nga ana tjetër që kërkonte ta vriste.

Në një sondazh të bërë nga Instituti Rumun i Vlerësimit të Strategjisë (IRES), rreth 69% e rumunëve thonin që në kohën e tij jetohej më mirë.

Kjo në fakt duket absurde, por duke pasur parasyshë që Rumania e sotme është vendi i dytë më i varfër ndër vendet e BE-së, dhe se korrupsioni lulëzon në masë të madhe, diçka mund të justifikohet.


3. Junta greke
Greek Junta
Në vitin 1967, në Greqi u shpërbë demokracia. Një sërë liderish ushtarak morën në kontroll fatet e vendit, gjë që pasoi me rreth një dekadë luftë cilvile. Kjo perjudhë njihet si "Shtatë Vitet", dhe u bë e famshme për shkak të përdhunimeve dhe torturave seksuale që aplikonte junta. Kur regjini u rrënua, njerëzit e thjeshtë ishin aq të inatosur, sa që kërkonin që drejtësia të vihej në vend.

Në vitin 2013, "Metron Analiza" publikon rezultatet e një sondazhi mbi vitet e diktaturës së juntës. Pabesueshmërisht, rreth një e treta e grekëve thonin që ishte më mirë në kohën e diktaturës se në demokraci.

4. Suharto
Suharto
Add caption
 Nëse mendonit që diktatorët e mësipërm ishin më të këqinjtë, duroni dhe pak sa të shihni Suharto-n. Diktator në Indonezi nga vitet 1967 gjer 1998, ai shteroi më shumë se 35 bilion dollarë nga resurset e popullit të tij, për të pushtuar Timorin Lindor, dhe kreu dy gjenocide. Akoma sot e kësaj dite një pjesë e mirë e indonezianëve brohorasin për të. Trashëgimia e hidhur e tij festohet edhe sot nga disa televizione dhe gazeta të vendit. Këta që e brohorasin pretendojnë që ai ka ndaluar komunizmin të depërtonte në Indonezi. Por regjimi i tij ka vrarë nga 500,000 deri në 2,000,000 kinezë etnik në Indonezi.

5. Franko i Spanjës
Francisco Franco
 Për shkak se ka jetuar në të njëjtën kohë me Hitlerin dhe Musolinin, Francisko Franko sot është një diktator i harruar në Europë, por dëshirat për ta "ringjalluar" atë janë të shumta në Spanjë. Gjatë fushatës së Terrorit të Bardhë, rreth 114,000 njerëz u vranë nga skuadrat e vdekjes, ndërsa shumë të tjerë u torturuan dhe përdhunuan. Më shumë se gjysmë milion spanjollë u internuan në kampet e përqendrimit. Pavarësisht kësaj, shumë njerëz në Spanjë e duan akoma atë.

Një sondzh i vitit 2006, publikuar në gazetën "El Mundo", zbuloi që rreth 1/3 e popullsisë së Spanjës beson që Franko kishte të drejtë.

Rreth një vit më parë, një libër historik pro-Franko u bë best-seller kombëtarë.

Një pjesë e mirë e popullsisë që e do Frankon, mendon që dashuria e tyre për të vjen për shkak se ai shpëtoi popullin nga komunizmi.

 - Oculus News
Previous Post Next Post