Loading...

Zbulohet në Kamëz baza ku shitej drogë dhe luhej ilegalisht bixhoz


as.jpg
Policia e Tiranës ka arritur zbulojë sot një lokal në Kamëz i cili shërbente si bazë për shpërndarjen e lëndës narkotike të llojit kanabis sativa si dhe lojërave ilegale të pokerit, ndërsa është vënë në pranga edhe pronari i tij.
Mësohet se i arrestuar është, Nikë Vatnikaj, pronari i lokalit, ndërsa i janë sekuestruar në provën e cilësisë materiale edhe 5 qese farmaceutike kanabis sativa si dhe tryeza pokeri. Sipas policisë, nga hetimet e kryera rezulton se lokali i Vatnikaj shërbente si bazë për shpërndarjen e lëndës narkotike. Jo vetëm kaq, në lokalin e të arrestuarit luhej ilegalisht edhe bixhoz në tavolinën e pokerit.
Materialet e sekuestruara i kanë kaluar Prokurorisë për procedime penal të Nikë Vatnikaj.
Zbulohet në Kamëz baza ku shitej drogë dhe luhej ilegalisht bixhoz Zbulohet në Kamëz baza ku shitej drogë dhe luhej ilegalisht bixhoz Reviewed by Oculusnews Albania on 7/22/2014 10:27:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.