Loading...

Tiranë, gjobitet shoferi i autobuzit pasi u filmua nga pasagjerët duke folur në telefon

aa.jpg
Pas publikimit të një videoje ku një shofer i autobusit të linjës Tiranë – Sarandë dukej teksa fliste në telefon duke drejtuar automjetin në Qafën e Llogarasë, policia i vendos gjobë dhe i propozon Ministrisë së Transporteve heqjen e licencës.
Shoferi Astrit Meçe u gjobit me masën maksimale që lejon Kodi, 1 500 lekë për përdorim të telefonit gjatë drejtimit të mjetit të transportit publik si dhe 30 mijë lekë të reja, për mungesë të siguracionit të mjetit.
Ndërkohë pas propozimit për heqjen e licencës, është Ministria e Transporteve dhe pushteti lokal që vendos. Burime nga policia rrugore thonë se reagimi i menjëhershëm erdhi si pasojë e rrezikshmërisë së lartë që paraqet përdorimi i telefonit nga shoferi, sidomos në një rrugë të vështirë.
Shoferi u filmua me celular nga pasagjerët dhe video u publikua në rrjetet sociale. Një nga projektet e Policisë për rritjen e denoncimit të shkeljeve kudo ndodhin, është polici virtual, duke përdorur rrjetet sociale Twiter dhe Facebook./balkanweb/
Tiranë, gjobitet shoferi i autobuzit pasi u filmua nga pasagjerët duke folur në telefon Tiranë, gjobitet shoferi i autobuzit pasi u filmua nga pasagjerët duke folur në telefon Reviewed by Oculusnews Albania on 7/24/2014 11:50:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.