Loading...

Tenton vetëvrasjen kreu i Shoqatës së ish të Përndjekurve në Durrës


Asllan Patrioti


Kreu i Shoqatës të ishte Përndjekurve Politikë, Asllan Patrioti, ka tentuar të vetëvritet në dhomën e paraburgimit. Burime nga policia e Durrësit thanë se i ndodhur nën depresion, Patrioti ka pirë disa medikamente dhe është dërguar në urgjencën e spitalit të qytetit bregdetar.

Patrioti akuzohet për kryerjen e veprës penale mashtrim dhe qëndron në qelinë e paraburgimit prej datë 1 qershor të këtij viti. Ai është kapur nga policia si i dyshuar që pajiste me dokumente të falsifikuara qytetarë të ndryshëm kundrejt shumave 5 deri në 8 mijë euro.

Por ai nuk e ka pranuar asnjëherë këtë akuzë, raporton noa.al.- Oculus News
Tenton vetëvrasjen kreu i Shoqatës së ish të Përndjekurve në Durrës Tenton vetëvrasjen kreu i Shoqatës së ish të Përndjekurve në Durrës Reviewed by Oculusnews Albania on 7/31/2014 01:55:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.