Loading...

Supervjedhja e Bankës, "Kuvendi të Hetojë Adrian Fullanin, Është Thyer Zinxhiri i Sigurisë Bankare të vendit"

banka
Gjithçka nisi si një njoftim rutinë.
Aty thuhej se dy punonjës të Bankës së Shqipërisë janë arrestuar pasi kanë vjedhur një shumë parash.
Shumë shpejt ky po shndërrohet në një nga skandalet më të mëdha të vitit.
Ekspertët janë të mendimit se është thyer zinxhiri i sigurisë bankare në vend, ndaj Kuvendi duhet të hetojë dhe të nxjerrë përgjegjësitë, përfshi këtu guvernatorin Fullani.
Sipas Mapos, Arben Malaj thotë se vjedhja e Bankës Qendrore nga punonjësit e saj është e paprecedent.

Ai thotë se Kuvendi, dhe posaçërisht Komisioni i Ekonomisë, duhet të nisin hetimet.
“Si fillim duhet bërë një hetim i thellë dhe i plotë për ngjarjen dhe më pas duhen nxjerrë përgjegjësitë,” thotë Malaj.
Kurse Selami Xhepa thotë se përgjegjësia përfshin nivelet më të larta të bankës, përfshi këtu guvernatorin.
Madje ai shton se kjo që ndodhi është pararoja e abuzimeve që mund të kenë ndodhur në Bankën e Shqipërisë në pjesën tjetër të detyrave dhe detyrimeve.
Sipas tij, kjo tregon që banka nuk është qeverisur me përgjegjësi në të gjithë këto vite.
Edhe deputeti Erion Braçe thotë se Fullani nuk duhet t’i shpëtojë përgjegjësisë./Tema/
Supervjedhja e Bankës, "Kuvendi të Hetojë Adrian Fullanin, Është Thyer Zinxhiri i Sigurisë Bankare të vendit" Supervjedhja e Bankës, "Kuvendi të Hetojë Adrian Fullanin, Është Thyer Zinxhiri i Sigurisë Bankare të vendit" Reviewed by Marion Mardodaj on 7/28/2014 10:25:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.