Loading...

Shkodër, Asgjësohen 5941 rrënjë kanabis, në kërkim autorët

Në sajë të një operacioni të uniformave blu të Shkodrës është bërë e mundur zbulimimi dhe asgjesimi i 5941 rrënjëvekanabis sativa.
Burime nga policia bëjnë me dije se ka nisur prosedimi penal pa autor për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Policia shton se lënda narkotike është zbuluar në fshatin Vasiaj,komuna Shllak, në nëntë parcelatë mbjella me 3440 bimë kanabissativa. Në fshatin Mazrrek,komuna Guri i Zi gjashtë parcela, me 370 bimë kanabis sativa, në fshatin Gomsiqe, Vau-Dejës, u gjetën gjashtëparcela me 666 bimë kanabis sativa.

Në fshatrat Mnelë, Mnelë e Madhe dhe Vig, Komuna Vig Mnelë ne katër parcela u gjetën 1465 bimë kanabis sativa. Nga ana e policisë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Shkodër, Asgjësohen 5941 rrënjë kanabis, në kërkim autorët Shkodër, Asgjësohen 5941 rrënjë kanabis, në kërkim autorët Reviewed by Marion Mardodaj on 7/26/2014 10:58:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.