Loading...

Shkencëtarët: Lionel Messi ka Super Tru

a.jpg
Studiuesit e universitetit britanik të “Brunelit”, kanë shpjeguar “sekretin” e yllit të futbollit, Lionel Messi, se përse ai është ndër më të mirët e futbollit botëror.

Gjithçka qëndron në trurin e njëshit argjentinas, që mund të thuhet se e ka impiantin e mendjes thjesht perfekt, dhe një nivel më lart se lojtarët e tjerë.
Sipas studimit të kryer, futbollistët duhet të kenë cilësi më superiore sesa mesatarja e popullatës, për sa i takon kontrollit të reagimeve instiktive dhe kontrollit të trupit në përgjithësi. Kështu, studiuesit morën në analizë 39 futbollistë të të gjitha kategorive, duke i nënshtruar në një skaner cerebral, teksa atyre iu tregua një video e një futbollisti të ri që vraponte drejt tyre me një top në këmbë, duke kërkuar driblimin.
Rezultati ishte se futbollistët më ekspertë dhe në nivel më të lartë, dinin sesi t’i përgjigjeshin. Ata ishin në gjendje për të aktivizuar zonat më fillestare të trurit të tyre kur shohin një kundërshtar që shkon drejt tyre, duke i bërë ata më të aftë të parashikojnë lëvizjet e të reagojnë instiktivisht. Ndërsa në rastin e Lionel Messit, ka rezultuar se aktiviteti cerebral është katër herë më superior sesa mesatarja. Pra, sekreti i argjentinasit është më pak futbollistik sesa mund të mendohet.
Gjithçka qëndron në mendjen e tij.
Shkencëtarët: Lionel Messi ka Super Tru Shkencëtarët: Lionel Messi ka Super Tru Reviewed by Marion Mardodaj on 7/26/2014 12:57:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.