Loading...

Shkarkohet Dekani i Mjekësise

bajram Hysa
Dekani i Fakulteteit të Mjekësisë, Bajram Hysa është shkaruar  nga detyra një ditë më parë me urdhër të Ministres së Arsimit, Lindita Nikolla.
Ndërsa  pritej ekzekutimi i vendimit Gjykatës Administrative e cila e riktheu ne detyre, dekanin e mjekësisë pas pezullimit të tij nga Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Ali Refatllari,  por Dekani Hysa ka marrë urdhërin e shkarkimit.

Urdhëri i shkarmimit është i bazuar në propozimin e Rektoratit të Universitetit Mjekësor, Ali Refatllari dhe raportin e auditit të ngritur me urdhrin e Ministrit të Arsimit.
Sipas Ministrisë së Arsimit, shkarkimi bëhet me motivacionin: “Për shkelje të rënda të ligjit dhe akteve nënligjore, të konstatuara gjatë ushtrimit të detyrës, lidhur me veprimtarinë ekonomiko-financiare, procedurave të prokurimit publik, rekrutimit dhe lirimit nga detyra të stafit akademik dhe administrativ, si dhe kryerjen e veprimeve në tejkalim të kompetencave ligjore nga dekani i këtij fakulteti”.
Historia e  pezullimit të Dekanit të Mjekësisë, Bajram Hysa nisi në fillim të muajit Korrik ku, pas një auditi të kryer nga universiteti, Hysa u kap në shkelje dhe u pezullua nga Rektori, Ali Refatllari.
Shkarkohet Dekani i Mjekësise Shkarkohet Dekani i Mjekësise Reviewed by Marion Mardodaj on 7/26/2014 02:22:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.