Serbia përpiqet “ta heqë qafe” Kosovën


Shefi i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç u shpreh se shteti serb dëshorin që kapitulli nr.35, që do të jetë edhe pjesë e proceseve negociatore, të hiqet sa më shpejt dhe pa kritere shtesë.  “Kapitulli 35, në kuadër të negociatave është definiuar i hapur gjatë gjithë negociatave ndërmjet Serbisë e BE-së dhe përmes këtij kapitulli do të ndërthuren raportet tona me institucionet e ‘përkohshme’ të vetëqeverisjes në krahinë”, siç u pëlqen zyrtarëve të Serbisë ta quajnë shtetin e Kosovës”, tha Gjuriç për gazetën “Jedinstvo”. 

Gjuriç ka shtuar se nëse Prishtina në një moment të caktuar nuk është dakord me kushtet ose shtron kushte joreale, kjo nuk duhet të jetë në dëm të integrimit evropian të shtetit serb. Ai ka theksuar se “Parku i Paqes” në Mitrovicë do të mbetet dhe se për këtë është arritur edhe marrëveshje ne Bruksel. /the albanian/- Oculus News
Previous Post Next Post