Loading...

Rrëzimi i avionit MH17 mbi Ukrainë, mediat ruse: e rrëzoi CIA

as.jpg
Mediet ruse kanë deklaruar se rrëzimi i avionit të “Malaysia Airlines MH17”, u bë nga Ukraina me ndihmën e sofistikuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kryesisht të CIA-s, ose e kundërta.
Vetëm një ditë pas vdekjes tragjike të 298 personave që ndodheshin në bordin e avionit, televizioni “Channel One”, i Rusisë deklaroi se i gjithë aksidenti ishte i orkestruar nga SHBA-të, dhe veçanërisht nga Agjensia Qëndrore e Inteligjencës, CIA.
Një dokument u shfaq për publikun, i cili tregonte se SHBA-ja kërkonte të bënte të njëjtën gjë si me Krizën e Raketave në Kubë në vitin 1962.
Sipas medieve ruse, SHBA-të kanë organizuar gjithë incidentin, pasi qeveria ukrainase nuk është mjaftueshëm e sofistikuar për të organizuar një sulm të tillë.
Sipas “Channel One”, rritja e shpejtë ekonomike e Rusisë dhe përparimi i kombeve të zhvilluara (BRIC) si Brazili, Rusia, India dhe Kina, kanë frymëzuar Shtetet e Bashkuara për të dëmtuar ekonominë e Rusisë.
Qeveria e presidentit rus Vladimir Putin, mbështet financiarisht dhe kontrollon këtë medie, që është bërë makina e propagandës sovjetike, duke mbyllur kanalet e pavarura të lajmeve./Bota Sot/
Rrëzimi i avionit MH17 mbi Ukrainë, mediat ruse: e rrëzoi CIA Rrëzimi i avionit MH17 mbi Ukrainë, mediat ruse: e rrëzoi CIA Reviewed by Oculusnews Albania on 7/22/2014 10:54:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.