Loading...

Pjerin Ndreu: Mbështes Ramën, s’jam ushtar i verbër

aa.jpg
Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu, nëpërmjet një reagimi në “Facebook” ka sqaruar pozicionin e tij në lidhje me zhvillimet e fundit brenda mazhorancës, ku vetë ai ka qenë pjesë kontestimeve për ligjet e qeverisë, siç është ai i Policisë së Shtetit. Ndreu është një nga deputetët që nuk ishte prezent në votimin e së enjtes, që solli mosvotimin ligjeve me shumicë të cilësuar, ku në rendin e ditës ishte parashikuar dhe ai i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Deputeti socialist i Qarkut të Tiranës shprehet se asnjëherë nuk e ka vënë në dyshim mbështetjen ndaj Ramës. “Jam i detyruar të prononcohem publikisht në lidhje me disa interpretime lakenjsh dashakeq për mospjesëmarrjen time të djeshme në votim: Asnjëherë nuk e kam vënë në dyshim mbështetjen ndaj Edi Ramës dhe nuk do ta vë gjatë mandatit tim të deputetit.
Por kam preferuar si pakkush t’ia them gjërat në sy e jo kulisave e tavolinave, si shumë servilë e të pazotë që flasin dhe hedhin helm pas dhe e fërkojnë në sy. Unë nuk jam e s’kam për të bërë pjesë në këtë llum asnjëherë! Në jetën time nuk kam shantazhuar e as vënë kushte askujt. Dje, askush nuk ka dëgjuar nga unë kushte për poste, për para apo privilegje. Kam kërkuar vetëm vëmendjen e duhur ndaj zonës time elektorale, si ndër më të varfrat, më të lënat pas dore dhe më pak të trajtuara gjatë kësaj kohe. Në asnjë rast gjatë kohës sime në PS nuk kam kërkuar asnjëherë asgjë të vetme, as për vete e as për familjen time, kurrë. Por, për zonën time elektorale s’më ndalon njeri të ‘ulëras’ kur disa vemje politike i fyejnë me zhargonin e shëmtuar ‘malokë’ dhe i përbuzin çdo ditë..!”, shkruan Ndreu. Deputeti socialist bëri thirrje që të mos abuzohet më me emrin e tij, sa u përket përplasjeve brenda mazhorancës. “Ka shumë njerëz që nuk më duan, janë xhelozë, janë intrigantë, por ky nuk është problemi im! Unë jam ky që jam dhe nuk ndryshoj, nuk fle në këmbë e nuk bëj kompromise të pista me askënd, flas hapur e nuk më ndalon njëri e s’ka për të më ndaluar kurrë me çdo lloj kosto. Shumëkujt i vras sytë e veshët, por unë ndihem komod me veten se nuk jam hipokrit. Unë respektoj, por nuk bëhem ushtar i verbër i askujt. Prandaj stop abuzimit me emrin tim e veprimet e mia. Janë të pastra si kristali dhe me qëllime parimore e të drejta! Askush nuk mundet t’i ndotë, askush..!”, shkruan Ndreu.

Pjerin Ndreu: Mbështes Ramën, s’jam ushtar i verbër Pjerin Ndreu: Mbështes Ramën, s’jam ushtar i verbër Reviewed by Marion Mardodaj on 7/26/2014 11:28:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.