Loading...

Përgjimi i celularëve, Halimi: Rama po ia kalon hackerave

90425_4.jpg
Kryeministri Edi Rama po ia kalon dhe hacker-ve dhe maniakëve kirbenetik sa i takon vendimit të ri për IMEI-n e celularëve. Kështu deklaroi deputetit Eduard Halimi gjatë një dalje publike para mediave. Sipas Halimit, zbatimi i këtij vendimi është fundi i lirë dhe të drejtave të njeriut për privatësi, pasi me përgjimin e telefonave celularë nuk do të ketë më privatësi.
“Në katër qershor 2014, është firmosur një VKM. Kryeministri pritet të ngreh një databaze ku do të ketë një akses për numrat e celularëve. Çfarë IMEI?! IMEI është pasaporta e celularit. Dhe nëpërmjet numrit të IMEI pa qenë nevoja të lidhet me kompanitë dhe pa kërkuar lejen e Prokurorisë mund të identifikojë në pak sekonda se ku ndodheni, çfarë jeni duke bërë, të kontrollojë email, viber, whasap, fotot, etj. Flas këtu për kryeministrin e vendit, i cili ka kaluar hackerat.”-tha gjatë fjalës së tij Halimi.

Më tej Halimi i drejtoi një pyetje publikut se kë do të përgjojë kryeministri?! “Pika dy thekson se të gjithë ata që zotërojnë një celular do përgjohen nga kryeministri. Të gjithë ata, që nga drejtues media, qytetarë, duhet të dorëzojnë celularin tek qeveria. Çdo qytetar që ka në përdorim një celular, çdo desiden brenda grupit, çdo adoleshent do të jenë në përgjim të kryeministrin.”-tha më tej Halimi.

Sipas deputetit Halimi, ky vendim është fundi i lirisë për opozitën. “Ky për opozitën është fund i lirisë së individit. Në datën 8 prill 2014, e shpalli këtë rezolutë të pavlefshme e vitit 2006 që nuk lejonte kompanitë të mbledhin të dhënat personale. Dhe askujt mbi tokë nuk do ti kishte shkuar ndër mend që do dilte ky vendim. Këto janë me firmë e vulë të Edi Ramën. Ndërsa ky vendim ka pushtuar vendin, institucionet heshtin. Gjykata e Luksemburgut nuk lejon kompanitë të përgjojnë ndërsa këtu kryeministri përgjon serverin.”-bëri me dije Halimi.
Përgjimi i celularëve, Halimi: Rama po ia kalon hackerave Përgjimi i celularëve, Halimi: Rama po ia kalon hackerave Reviewed by Oculusnews Albania on 7/23/2014 02:43:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.