Loading...

Origjina Shoqërore e Inteligjencës në Tru

Truri-science-origjina-sociale



Përmes studimit të lëndimeve dhe dëmtimeve të trurit të veteranëve të Luftës së Vietnamit, të cilët pësuan plagë të rënda në pjesën e kokës, shkencëtarët po kërkojnë t'i japin përgjigje shumë pyetjeve se si funksionon truri.


Shkencëtarët gjetën që pjesët e trurit që kontribuojnë në funksionimin optimal shoqërore të individit janë gjithashtu vitale për inteligjencën emocionale dhe për të gjeneruar inteligjencë të përgjithshme. Këto studime përkrahin pikëpamjen se inteligjenca e përgjithshme buron nga konteksti emocional dhe social në të cilin një person jeton.



"Ne po përpiqeni të kuptojmë natyrën e inteligjencës së përgjithshme dhe se deri në ç'masë shkojnë aftësitë tona intelektuale në lidhje me aftësitë konjitive sociale," tha Aron Barbey, profesor në universitetin e Illinois.

Studimet në psikologjinë sociale tregojnë që funksionet intelektuale e kanë origjinën nga konteksti social i jetës së përditshme, tha Barbey.


"Ne varemi nga një stad i hershëm i zhvillimit tonë mbi marrëdhënjet sociale - tek ata që na duan dhe kujdesen për ne," tha ai.

Ndërvarësia sociale vazhdo në moshë adulte dhe qëndron e rëndësishme përgjatë gjithë jetës.

Miqtë dhe familja na thonë kur bëjmë gabime të rënda. Pra ideja është që aftësia për të themeluar marrëdhënje sociale dhe për të naviguar në botën sociale nuk është dytësore në aspektin e kapacitetit konjitiv të përgjithshëm intelektual. Inteligjenca mund ta ketë origjinën nga roli qëndrorë i marrëdhënjeve në jetën njeriut dhe prandaj mund të jetë e lidhur me kapacitetet sociale dhe emocionale." thotë Barbey.

Studimi përfshiu 144 veteranë vietnamezë të plagosur në kafkën e kokës nga plumbat dhe mjetet e mprehta, duke u dëmtuar konsiderueshëm n; pjesët e trurit. Përmes përdorimit të skaneve, shkencëtarët hartografuan pjesët e trurit të çdo veterani lufte, dhe më pas mblodhën të dhënat për të ndërtuar një hartë të trurit të tyre.

Më pas shkencëtarët vëzhguan për të dhëna që lidhen me pjesë të veçanta të dëmtimit të trurit dhe me defiçitet intelektuale, emocionale dhe sociale. 

Zgjidhja e problemeve sociale në këtë analizë, si fillim, përfshinte zgjidhjen e konfliktit me miqtë, familjen dhe kolegët e punës.

U zbulua një lidhje interesante se si rrjeti i trurit adaptohet në marrëdhënjet sociale, dhe që nuk ishte identike me inteligjencën e përgjithshme ose inteligjencën emocionale.

"Këto të dhëna tregojnë që ekziston një arkitekturë integrale e përpunimit të informacionit në tru, nga ku varen edhe aspektet sociale." thotë Barbey.

Studimi u bë publik nga revista amerikane Brain.- Oculus News
Origjina Shoqërore e Inteligjencës në Tru Origjina Shoqërore e Inteligjencës në Tru Reviewed by Oculusnews Albania on 7/30/2014 12:46:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.