Loading...

Ne Jemi Truri Ynë



Nga Clive Cookson
(Financial Times)

Truri njeriut duket sikur është një territor fertil për studiuesit hollandez. Psikologu Douwe Draaisma ka fituar një rreputacion të padiskutueshëm ndërkombëtarë falë librit të tij të memories, dhe neurologu Dick Swaab  ka përkthyer në anglisht një libër për trurin, pasi shiti mbi 100, 000 kopje në Hollandë.

Libri “Ne Jemi Truri Ynë” përfshin një gamë jashtëzakonisht të gjerë të neuroshkencës së shkuar dhe të tashme. Ndërsa çështjet kryesore shkencore dhe etike janë mbuluar, struktura është pak e fragmentizuar dhe cilësia me hope.


Por copëzat më të mira na japin një këndvështrim të jashtëzakonshëm të përvojës 40 vjeçare në neurologjinë klinike të prof. Swaab. Ai është më i interesuar për dy fundet e jetës: se si trashëgimia gjenetike dhe ambjenti biometrik në mitër përcaktojnë thuajse çdogjë në psikologjinë e personit përpara lindjes; dhe si të vdesësh me dinjitet.

Orientimi seksual është absolutisht i fiksuar në mitër, insiston prof. Swaab, i cili ka bërë studime të konsiderueshme rreth origjinës biologjike të homoseksualitetit. Madje puna e tij ka luajtur një rol të rëndësishëm në ndryshimin e pikëpamjes shkencore, të fiksuar gjer në vitet 1980, që pretendonte se identiteti gjinor është i përcaktuar nga influencat sociale gjatë fëmijërisë.
Kombinimi i gjeneve, hormoneve dhe të tjera kimikateve ndikon në homoseksualitetin e ardhshëm. Biseksualitetin dhe heteroseksualitetin në trurin e embrionit mbetet një mister, kështu që prof. Swaab ofron disa të dhëna intriguese.

Për shembull, sa më të mëdhej t’i ketë vëllezërit një fëmijë, aq më të mëdha janë mundësitë që ai të bëhet gei. “Kjo ndodh për shkak të sistemit imunitarë të nënës si kundërpërgjigje të substancave mashkullore të prodhuara nga foshnja në mitër, një përgjegjësi që bëhet më e fortë për çdo shtatzëni”, thotë Profesori. Dhe femrat që janë të stresuara gjatë shtatzënisë u rriten mundësitë që të lindin një homoseksual, sepse atyre u rritet niveli i hormoneve të stresit cortisol që ndikon në prodhimin e hormoneve embrionale seksuale, i cili influencon zhvillimin e trurit.
Çfarëdo që të jenë shkaqet, prof. Swaab është i bindur që ndikimet e pas lindjes nuk lidhen me orientimin seksual. Fëmijët e lindur nga lezbiket ka më pak të ngjarë të jenë gei; homoseksualiteti asnjëherë nuk duhet konsideruar si një zgjedhje “stili jetese”, dhe tentativat e disa grupeve fetare për të kuruar homoseksualitetin e fëmijëve janë të destinuara të dështojnë.

Në fund të jetës, Prof Swaab ofron disa pikëpamje mahnitëse për sëmundjen e alzajmerit, një tjetër fushë interesi e tij. Ai na kërkon që ta shohim progresin e dementias së një pacienti si një video të jetës së tij që nga fillimi, “duke kulmuar nga një gjendje varësie totale që e përdredh atë që nga pozicioni i mitrës, të çmendur dhe efektivisht me tru të vdekur”. Ai thotë, se nëse i vendos gishtin në gojë dikujt me alzajmer të avancuar, ai do të shfaqë një refleks thithës, çfarë tregon se ka regresuar komplet nga gjendja e një fëmije të sapolindur.

Autori është një nga partizanët e fushatës mjekësore që janë pjesërisht përgjegjës për liberalizimin e ligjeve hollandeze mbi vdekjen dhe euthanasinë. Sigurisht, ai dëshiron që Hollanda të shkojë përpara, kështu që të moshuarit mund të kenë ndihmë mjekësore për të vdekuar nëse e ndjejnë “se i ka ardhur koha” por që nuk janë sëmurë. Ai citon një peticion online që mblodhi 40,000 firma per 5 ditë. “Duke pasur parasyshë interesin publik, është e habitshme se sa shumë abuzohemi: Grupi ynë ishte dyshues për skuadrën e vdekjes”, shkruan prof. Swaab  me një lloj shkarje që të tërheq të shfetosh librin.

Në vitin 2002 ai mori pjesë në debatin e ashpër rreth integrimit civil të emigrantëve duke lobuar gjysmë-seriozisht për çdo njeri në Hollandë se duhet të çintegrohet pak në aspektin civil, në mënyrë që të përgatitet për fazën e fundit të jetës. Prof Swaab argumenton në mënyrë të ndjeshme për një “kurs të jashtëm” që duhet themeluar për trajnimin e doktorëve dhe publikun e gjerë. Do të mbulojë te gjitha çështjet që lidhen me vdekjen, si lehtësimi i dhimbjes, lehtësimi dhe dehidratimi përfundimtarëm, për të cilat, shumica e njerëzve janë të pa përgatitur.

Prof. Swabb e di me saktësi se çfarë do t’i ndodhë trupit të tij kur t'i vijë koha. Truri i tij do t’i bashkohet 3,000 të tjerëve të Bankës Hollandeze të Trurit, një studim ndërkombëtarë që ai e ka filluar qysh në vitin 1985. Organet e tjera të tij mund të përdoren për transplant për cilindo që ka nevojë për këto pjesë të “mira” të trupit. Doktorët janë të mirëpritur të performojnë një postmortem nëse mendojnë se është e dobishme - dhe: “Nuk më intereson se çfarë do bëhet me pjesën tjetër time”.


Ne Jemi Truri Ynë Ne Jemi Truri Ynë Reviewed by Marion Mardodaj on 7/26/2014 10:06:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.