Merret peng babai i Carlos Teves

Carlos Teves Father
Carlos Teves me babanë

Carlos Tevez ka lënë seancat stërvitore me Juventusin dhe është nisur menjëherë drejt Argjentinës dhe sipas mediave atje për shkak të rrëmbimit të babait të tij adoptues.


Për momentin janë duke qarkulluar dy lajme kontradiktore në lidhje me ngjarjen. Disa media argjentinase njoftojnë se i ati i Tevez është rrëmbyer e më pas është liruar, ndërkohë që të tjera thonë se ai mbahet ende peng dhe autorët kërkojnë një shumë parash për lirimin e tij.


I ati i sulmuesit argjentinas është zhdukur në Moron dhe disa orë më vonë ëshë gjetur makina e tij në Villa Devoto. Për momentin gjithcka është ende e paqartë dhe informacionet që mbërrijnë nga Argjentina kontradiktore.

Ky nuk është rasti i parë i rrëmbimit të familjarëve të futbollistëve. Vite më parë në Gjeorgji pengmarrësit morën vëllain e Kakaber Kaladzes, në atë kohë futbollist i Milanit. Pas muajsh të tërë mbajtjeje peng dhe në mungesë të plotësimit të kërkesës së tyre për paratë nga ana e futbollistit të Milanit, pengmarrësit e ekzekutuan atë.- Oculus News
Previous Post Next Post