Loading...

Mendimet Erotike: Mendja është Çelësi në Orgazmën Femërore


 aa.jpg

 Orgazma femërore ka shumë lidhje me aftësinë e saj për t'u fokusuar të trupin dhe në orientimin e mendimeve të saj, sugjeron një studim i ri.

Femrat në studim, të cilat raportonin rregullisht se kishin arritur orgazmën gjatë aktit, duket se ishin më të fokusuara në ndjesitë trupore të tyre gjatë aktit se ato femra që kishin probleme në arritjen e orgazmës me partnerët e tyre.

Studimi gjeti gjithshtu që femrat që arrinin rregullisht orgazmën, kishin mendime më erotike gjatë aktit se femrat që kishin probleme në arritjen e orgazmës. Sidoqoftë, të dy grupet e femrave  raportuan se kishin sasinë e njëjtë të mendimeve erotike gjatë stimulimit vetjak, pa praninë e partnerëve të tyre.

Studiuesit nuk e pristnin që aspekti konjitiv i orgazmës tek femrat mund të luante një rol kaq të rëndësishëm, tha autori i studimit Pascal De Sutter, profesor në departamentin e seksologjisë dhe shkencave të familjes në universitetin Louvain, Belgjikë.

"Me sa duket femrat nuk kanë problem të fokusohen në fantazitë erotike kur janë vetëm, De Sutter thotë për Science. Por femrat që kanë orgazma të rregullta gjatë aktit duket se kanë vshtirësi për t'u fokusuar në çastet aktuale kur kryejnë marrëdhënje me partnerët, tha Sutter.

Për studimin, studiuesit rekrutuan 251 femra franceze të moshave 18 - 67 vjeçe. Grupi konsistonte në 176 femra që e konsideronin vetem "orgazmike" dhe 75 që e u vetëdeklaronin si "jo orgazmike", që do të thotë se kishin probleme në arritjen e orgazmës.

Të gjitha femrat në studim ishin aktive seksualisht, me një frekuencë mesatare prej 90 herësh në muaj". Thuajse 90% e femrave ishin heteroseksuale, shkruajnë studiuesit.
Mendimet Erotike: Mendja është Çelësi në Orgazmën Femërore Mendimet Erotike: Mendja është Çelësi në Orgazmën Femërore Reviewed by Marion Mardodaj on 7/26/2014 11:18:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.