Loading...

Mbyllen perfaqesite diplomatike ne Kuala Lumpur, Lisbone, Sarajeve e Nju Dehli


Keshilli i Ministrave

Keshilli i Ministrave gjate mbledhjes se sotme vendosi per mbylljen e 4 perfaqesive diplomatike, ne Kuala Lumpur (Maljazi), (Lisbone) Portugali, Sarajeve (Bosnje-Hercegovine) dhe Nju Dehli (Indi).

Me poshte vendimet e plota te Keshillit te Ministrave

V E N D I M  PËR MBYLLJEN E PËRFAQËSISË DIPLOMATIKE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KRYEQYTETIN E MALAJZISË, KUALA LUMPUR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 15, të ligjit nr.9095, datë 3.7.2003, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave.


V E N D O S I:

1. Mbylljen e Përfaqësisë Diplomatike të Republikës së Shqipërisë në kryeqytetin e Malajzisë, Kuala Lumpur.

2. Ngarkohet Ministria e Punëve të Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.



***

V E N D I M PËR MBYLLJEN E PËRFAQËSISË DIPLOMATIKE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KRYEQYTETIN E PORTUGALISË, LISBONË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 15, të ligjit nr.9095, datë 3.7.2003, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Mbylljen e Përfaqësisë Diplomatike të Republikës së Shqipërisë në kryeqytetin e Portugalisë, Lisbonë.

2. Ngarkohet Ministria e Punëve të Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

***

V E N D I M PËR MBYLLJEN E PËRFAQËSISË DIPLOMATIKE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KRYEQYTETIN E REPUBLIKËS SË BOSNJË-HERCEGOVINËS, SARAJEVË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 15, të ligjit nr.9095, datë 3.7.2003, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Mbylljen e Përfaqësisë Diplomatike të Republikës së Shqipërisë në kryeqytetin e Republikës së Bosnjë-Hercegovinës, Sarajevë.

2. Ngarkohet Ministria e Punëve të Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

***

V E N D I M PËR MBYLLJEN E PËRFAQËSISË DIPLOMATIKE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KRYEQYTETIN E INDISË, NJU DELHI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 15, të ligjit nr.9095, datë 3.7.2003, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Mbylljen e Përfaqësisë Diplomatike të Republikës së Shqipërisë në kryeqytetin e Indisë, Nju Delhi.

2. Ngarkohet Ministria e Punëve të Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.- Oculus News
Mbyllen perfaqesite diplomatike ne Kuala Lumpur, Lisbone, Sarajeve e Nju Dehli Mbyllen perfaqesite diplomatike ne Kuala Lumpur, Lisbone, Sarajeve e Nju Dehli Reviewed by Oculusnews Albania on 7/31/2014 09:55:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.