Loading...

Masakra e Mejës, caktohet masa e paraburgimit për një të pandehur

Fotografite e te pagjeturve te luftes se para mese 15 viteve  ne rrethojat e Kuvendit e Qeverise se Kosoves ne Prishtine Foto ATSH
Caktohet masa e paraburgimit për një të pandehur i dyshuar për Masakrën e Mejës, në Kosovë, të para mëse 15 viteve.
EULEX sapo njofton sot se, një gjyqtar i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore të Gjakovës i miratoi kërkesat e prokurorisë dhe e caktoi masën e paraburgimit për një periudhë prej një muaji, deri më 22 gusht, për një të pandehur të arrestuar më 22 korrik 2014.

I pandehuri dyshohet për kryerjen e veprës penale të Krimeve të Luftës kundër Popullatës Civile duke ju ndihmuar kryerësve të një sulmi të organizuar mirë kundër popullatës civile shqiptare në Luginën e Rekës në prill 1999, gjatë të cilit civilët i ishin nënshtruar qëllimisht vrasjes, torturës, trajtimit çnjerëzor, vuajtjes së madhe, largimit dhe zhvendosjes, masave të frikësimit dhe të terrorit, ndëshkimit kolektiv, konfiskimit të pasurisë, grabitjes dhe vjedhjes së pasurisë në shkallë të madhe që nuk arsyetohet nga nevoja ushtarake.
Rastin është duke e hetuar një prokuror nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK).
Palët kanë të drejtë ankese, përfundon njoftimi.
Në Mejë të Gjakovës, në Lëndinën e Pikëllimit, para mëse 15 vitesh, në 27 prill 1999, forcat serbe masakruan e zhdukën 377 shqiptarë që i rrëmbyen nga kolonat e refugjatëve.
Asnjëri nga të ndaluarit në rrethimin e hekurt të kolonës së civilëve nuk kishte arritur të dilte i gjallë. Ajo ishte një nga kolonat e shumta të spastrimit etnik, të rreth 1 milion shqiptarëve të dëbuar nga Kosova, shumica drejt Shqipërisë.
Masakra e Mejës, caktohet masa e paraburgimit për një të pandehur Masakra e Mejës, caktohet masa e paraburgimit për një të pandehur Reviewed by Marion Mardodaj on 7/26/2014 09:25:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.