Loading...

Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova – marrëveshje për kufirin

 Kosova


Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova, kanë arritur marrëveshje për pikat e kufirit trepalësh, ka njoftuar Ministria e Brendshme e Malit të Zi.
Përfaqësuesit e tri komisioneve shtetërore në Podgoricë të Malit të Zi, e kanë nënshkruar marrëveshjen për “pikën e takimit të kufirit shtetëror të tri shteteve, e cila është e shënuar me shenjën e kufirit trepalësh”, dhe për mirëmbajtjen e saj, raporton agjencia Beta nga Podgorica.
Në takim, po ashtu, palët janë pajtuar për zbatimin e marrrëveshjes për mirëmbajtjen e shenjave kufitare përgjatë kufirit Mali i Zi – Shqipëri, e nënshkruar në Podgoricë në vitin 2009.
Raportohet se është biseduar edhe për vazhdimin e procesit të përcaktimit të linjës kufitare shtetërore ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës.
Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova – marrëveshje për kufirin Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova – marrëveshje për kufirin Reviewed by Marion Mardodaj on 7/26/2014 12:39:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.