Loading...

Liverpool ofron 18 milion euro për Shaqirin


Liverpool ofron 18 milion euro për Shaqirin



Sipas tabloidit zviceran Blick, Liverpool ka bërë ofertë zyrtare për Xherdan Shaqirin. Gjiganti nga Anfield thuhet se i ka ofruar Bayern Munichut 18 milion euro për yllin kosovar.

Liverpool e ka marrë seriozisht transferimin e Xherdan Shaqirit në Anfield gjatë kësaj vere. Madje, sipas tabloidit zviceran Blick, Reds ka bërë ofertë zyrtare për Xherdan Shaqirin.

Raportohet se gjiganti nga Anfield se i ka ofruar Bayern Munichut 14.2 milion funte (18 milion euro) për kartonin e yllit kosovar.

Ish mesfushori i Baselit është në kërkim të një klubi të ri, pasi është i pakënaqur me hapësirën e ofruar nga Pep Guardiola.

Përveç Liverpoolit, interesim për reprezentuesin zviceran kanë shfaqur edhe tri skuadra nga Serie A: Juventusi, Roma dhe Milani.

Liverpool ofron 18 milion euro për Shaqirin Liverpool ofron 18 milion euro për Shaqirin Reviewed by Marion Mardodaj on 7/27/2014 03:29:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.