Loading...

LIberalizmi ka rrënjë fetare

Nga Larry Siedentop
Financial Times)
Perëndimi është në krizë. Përparimi i Kinës, Indisë dhe shteteve të tjera e ka  zhvendosur dramatikisht fuqinë ekonomike. Në sferën politike, aventurat ushtarake në Irak dhe Iran e kanë kompromentuar influencën Perëndimore, duke bërë që SHBA të venitet paksa nga roli i saj si superfuqi botërore. Problemet e perëndimit janë më të thella se kaq. Po vuan një krizë morale, një krizë identiteti.
Disa nuk ndihen mirë kur përdorin termin “perëndim” për shkak se përmban mbeturinat e shkuara të imperializmit dhe racizmit. Por ky nuk është i vetmi burim shqetësimi. Kriza e identitetit lulëzoi nga sfida e Islamit, një besim që mund ta bëjë sekularizmin liberal perëndimorë më të vakët. Madje, termi “liberal” rrezikon të marrë një konotacion përbuzës. Në Evropën kontinentale ka një konotacion pak më të gjerë se ekonomia e tregut. Në pjesë të SHBA-së po bëhet një sinonim i “radikalizmit”, ose i “socializmit”.
Por, çfarë jemi ne, nëse s’jemi liberal? Mund të duket iluzive, por ky është përshkrimi më i mirë i mundshëm i qëndrimeve dhe institucioneve perëndimore. Na mungon një përshkrim imponues, një histori që mund t’i themi vetes rreth rrënjëve tona morale. Imazhi i vetes tonë afrohet rrezikshëm mes barazisë së sekularizmin liberal me mosbesimin. Një version i sofistikuar i kësaj pikëpamjeje është se sistemi legal dhe politik i yni pretendon të arrijë “neutralitetin”. Por kjo nuk e gjykon përmbajtjen morale të traditës tonë.
Zhvillimet e fundit perëndimore përfshijnë një mosvazhdueshmëri të madhe, që mund të përkufizohet me frazën “kohë mesjetare”. Qysh prej Rilindjes, kjo periudhë është prezantuar si e paragjykuar, pirvilegje sociale dhe shtypje klerikësh – antiteza e sekularizmit liberal. Historianët kanë qenë të prirur që ta maksimalizojnë distancën morale dhe intelektuale midis Evropës moderne dhe Antikitetit.
Përshkrimi i botës së vjetër si “sekulare”, u bë një armë e fuqishme politike përgjatë perjudhave të hershme për të ndarë Kishën nga Shteti në Evropë. Por kjo qasje nuk kuptoi që familja e lashtë, baza e ndërtimit të qytet-shtetit, ishte në vetvete një lloj Kishe. Kryefamiljarët, në fillim, ishin në të njëjtën kohë edhe gjykatës edhe priftërinj, ndërsa gruaja dhe fëmijët kishin një status shumë më inferior. Pabarazia ishte tipari kryesorë i familjes së lashtë patriarkale. “Shoqëria”, kuptohej si një grup familjesh, dhe jo individësh.
Ishte lëvizja kristjane që filloi ta sfidonte këtë kuptim. Besimi i Palit në barazinë e shpirtërave përpara Zotit – krijoi një pikë mbështjetje që do të transformonte kuptimin e shoqërisë. Kjo filloi të venisë pabarazitë tradicionale të statusit. Ishte një revolucion moral që vuri bazat e revolucionit shoqërorë që ndodhi më pas. Individi gradualisht zëvendësojë familjen, tribunë apo Kalanë, si bazë e organizimit shoqërorë.
Ky ishte një proces njëshekullorë. Në shekujt 12 dhe 13 Papati sponzorizoi krijimin e sistemeve legale të Kishës, të bazuar në barazinë morale. Avokatët e kanunit pretendonin se njësia bazë e sistemit legal ishte barazia (ose “shpirti”. Duke punuar mbi këtë bazë, kanonistët e transformuan doktrinën e vjetër të ligjit natyrorë (çdogjë në vendin e vet) në një teori të të drejtave natyrale – pararoja e teorisë së të drejtave liberale. Në shekullin 15 zhvillimet intelektuale kontribuan në një lëvizje reformë (Conciliarism) duke bërë thirrje për diçka që kishte te bënte me përfaqësimin e qeverisë në Kishë.
Dështimi i kësaj lëvizjeje reformë la pas çarjen e Reformacionit, që çoi në luftërat fetare duke rritur presionin në mbare Evropën për ndarjen e Kishës dhe Shtetit. Në shekullin 18 ky presion u bë si një virus kundër klerikëve, e cila riformatoi të shkruarit e Historisë së Perëndimit dhe bashkë me të, të kuptuarit e vetes tonë.
Është memoria selektive e së kaluarës tonë që lë mbrapa dështimin për të parë, se ishte intuita morale e gjeneruar nga kristjanizmi, ajo që ktheu mprapsht pretendimet e Kishës. Pra nuk është një aksident që perëndimi gjeneroi kulturën e bazuar tek të drejtat dhe principeve. Është fuqia jonë më e madhe, që reflektohet tek emancipimi i grave dhe refuzimi për të pranuar që braktisja është një krim.
Duhet t’i jemi mirënjohës rrënjëve fetare të liberalizmit sekularë. Kjo do të fuqizonte perëndimin, duke e bërë kështu të aftë që të formësojë më mirë dialogun njerëzorë.
Shënim: autori është partner në Kolegjin Keble, Oxford, dhe autor i librit “Inventing the Individual”. - Oculus News
LIberalizmi ka rrënjë fetare LIberalizmi ka rrënjë fetare Reviewed by Oculusnews Albania on 7/31/2014 09:50:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.