La Repubblica: Shqipëria një vend magjepsës për t’u vizituar

aa.jpg
Gazeta e prestigjoze  italiane La republica, i ka kushtuar një artikull turizmit të vendin tonë, në të cilin shkruan jo vetëm për natyrën e mrekullueshme që rrethon Shqipërinë por edhe për shqiptarët, artikull në të cilin shkruhet: Gjëja më e bukur në Shqpiëri janë vetë shqiptarët të cilët shquhen për mikpritjen e përzemërt, nëse dëshironi të njihni Tokën e Shqiponjave, shkoni ta vizitoni dhe do mrekulloheni për origjinalitetin e tyre.
Nuk ka stacion hekurudhor, me raste as stacione autobuzash por gjithmonë ndalojnë t’ju marrin për të shkuar ku të doni. Plazhet e Vlorës, të Sarandës etj,  janë një mrekulli më vete, pa përmendur qytetet si Gjirokastra apo Berati që vazhdojnë të ruajnë traditat e tyre” vijon La Republica.
“Shqiptarët kanë bërë përparime të mëdha që pas rënies së regjimit komunist të Enver Hoxhës” Përfundon shkrimin e saj gazeta italiane.
Gjithashtu La Republica ka publikuar një foto galeri nga vende të ndryshme të Shqipërisë.
Previous Post Next Post