Koncepti i Stresit, i Sponsorizuar nga Industria e Duhanit




NPR ka një pjesë ku tregon se si koncepti shkencorë i stresit, u promovua masivisht nga kompanitë e duhanit të cilat donin një cep për të promovuar "relaksimin e cigareve" dhe një argument që ishte faji i stresit, dhe jo i duhanit, që ishte shkaktari kryesorë i sëmundjeve të zemrës dhe kancerit.

Ata e bënë këtë duke sponsorizuar, duke udhëhequr dhe edituar punën e fiziologut Hans Selye, i cili themeloi konceptin modern të stresit, lidhjet e të cilit, me industrinë e duhanit, kanë qenë të pa njohura më parë.

Në dekadën e kaluar, Petticrew dhe një grup kolegësh në Londër kanë kontrolluar miliona dokumenta në industritë e cigareve në kuadër të vënjes në shina ligjore aktivitetin e duhanit.

Ajo se çfarë ata zbuluan është se puna e Selye-t dhe shumë punë rreth personalitetit të tipit A ishin influencuar thellësisht nga industria duhanit. Ata ishin të interesuar të promovonin konceptin e stresit për arsye se u mundësonte të argumentonin që ishte stresi, dhe jo duhani, shkaku i sëmundjes së zemrës dhe kancerit.

"Në rastin e Selye-t ata korrigjuan...konceptin në dokument, dhe ranë dakord," thotë Patticrew, "avokatët e industrisë së duhanit influencuan përbërjen e këtyre dokumentave, ata i sugjeruan atij gjëra që ai do t'i komentonte më vonë."

Gjithashtu, thotë Petticrew, ata shpenzuan një shumë të konsiderueshme parashë për të themeluar këtë kërkim. E gjitha kjo është e rëndësishme, thotë Petticrew, sepse influencës së Selye-t mbi stresin ishte jashtëzakonisht e vështirë t'i dilte njeri kundër. Nuk ishte Selye që doli me këtë ide, por në atë kohë figura e tij ishte shumë e respektuar.

Pavarësisht suksesit të fushatës për të shoqëruar cë pirit duhan me relaksimin e stresit, ideja që të pirit duhan heq mërzinë është thuajse e sigurtë që është gabim.

Megjithatë, edhe artikulli i NRP i fokusuar në Selye-n, ishte një tjetër emër i madh i rekrutuar nga industritë e duhanit  për të promovuar teoritë e tyre.

Është pak i njohur fakti që psikologu Hans Eysenck ka marrë shuma të konsiderueshme parashë nga industritë e cigareve.

Ata paguanin goxha për kërkimet e Hans-it, i cili u përpoq të tregojë që marrëdhënja midis kancerit të mushkërive dhe duhanpirjes nuk ishte edhe aq e lidhur por meditohej nga diferencat e personalitetit. Kishte edhe kërkime të tjera që tregonin se problemet e duhanpirjes ishin prezente vetëm në disa tipe të personalitetit.

Kompanitë e duhanit deshën të themelonin këtë kërkim për të cituar në gjykatë çështjet për t'u mbrojtur kundër vuajtësve me kancer në mushkëri. "Ishte personaliteti i tyre, dhe jo duhanpirja që u shkaktoi kancerin," ishte togfjalëshi që ata do përdornin në gjykatë, prandaj deshën mbështetje nga "shkenca."

Sidoqoftë, lidhja mes "babait të stresit" Hans Seyle dhe psikologut Hans Eysenck nuk ishte vetëm për faktin që ishin financuar nga të njëtët persona.

Një studim i Petticrew sbuloi dokumentat që tregojnë se Seyle dhe Eysenck u shfaqën në vitin 1977 në promovimin e një filmi nga industria e duhanit, ku mesazhi i filmit, ishte i qartë./m.h./
Previous Post Next Post