Loading...

Këshilltarët e Tiranës 4 muaj pa marrë rrogën


 aa.jpg

Anëtarët e Këshillit Bashkiak të Tiranës kanë katër muaj pa marrë rrogat. Shkak për mospagesën e tyre me sa duket është bërë bllokimi i buxhetit të Bashkisë së Tiranës. Paga e këshilltarëve të këshillave vendorë është sa 10 për qind e pagës së kryetarit të bashkisë apo të komunës. Pra këshilltarët e Tiranës e kanë pagesën sa 10% e pagës së kryetarit të bashkisë, Lulzim Basha.

Sipas një vendimi qeverie të miratuar në vitin 2012, niveli i pagës së kryebashkiakut të Tiranës varion nga një minimum prej 140 mijë lekësh dhe një maksimum prej 174.8 mijë lekësh në muaj.


Pagat & buxheti
Duke nisur nga muaji prill 2014 dhe deri më tani, pra prej katër muajsh, Bashkia e Tiranës nuk u kanë kaluar pagat 55 këshilltarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës, për arsye se ka qenë i bllokuar buxheti.

Anëtarët e këshillit kanë shprehur pakënaqësi, pasi sipas tyre, pagat duhej të kalonin çdo muaj, duke qenë se ligji parashikon që bashkia punon me 1/12 e buxhetit të vitit të shkuar buxhetor në rastet kur nuk i është miratuar buxheti.-balkanweb/
Këshilltarët e Tiranës 4 muaj pa marrë rrogën Këshilltarët e Tiranës 4 muaj pa marrë rrogën Reviewed by Marion Mardodaj on 7/26/2014 10:30:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.