Loading...

Keqtrajtimi i Fëmijëve Ndikon Mënyrën e Aktivizimit të Gjeneve


a.jpg

Në një studim shkencëtarët gjetën që keqtrajtimi i fëmijëve ndikon në mënyrën se si aktivizohen gjenet tyre, duke ndikuar kështu në zhvillimin e tyre afatgjatë dhe shëndet. 

Studiuesit ekzaminuan metathylatio-n e ADN-së, një mekanizëm biomekanik që ndihmon kontrollin e qelizave (ku gjenet "ndizen" apo "fiken"), në gjakun e 56 fëmijëve të moshave 11-14 vjeç. Trazimi i këtij sistemi ndikon në sjelljen emocionale, nivelin e stresit dhe në sistemin imunitarë. Këto gjetje vërtetojnë ato të mëparshmet, thekson studimi.


Shkencëtarët gjetën një lidhje mes llojit të trajtimit të fëmijëve dhe një gjeni të veçantë (i quajtur receptori glucocorticoid i gjeneve) që është përgjegjës për funksionet bazike shoqërore dhe shëndetin. Jo të gjitha gjenet aktivizohen gjatë gjithë kohës. Methylation-i i ADN-së është një nga shumë mekanizmat biokimik që ndikon në qelizat të cilat vendosin aktivizimin ose jo të gjeneve. 

Ata gjetën që në krahasim me fëmijët që nuk ishin keqtrajtuar, fëmijët e keqtrajtuar kishin një rritje të methylation-it në disa vende të receptorëve të gjenevce të glucocortioid-it., i njohur ndryshe si NR3C1. 

Studimi konkludoi që fëmijët e keqtrajtuar kishin probleme me shëndetin në moshë adulte, me zhivllimin intelektual dhe ishin të ekspozuar ndaj disa sëmundjeve.

Studimet e kaluara kanë treguar që fëmijët që kishin kaluar trauma të abuzimit fizik, seksual dhe fëmijët e margjinalizuar, zhvillojnë ankthin, kanë çregullime agresiviteti dhe probleme me emocionet.

Ky studim, i kryer nga studiues të universitetet Madison dhe Wisconsin, u botua javën që shkoi në revistën Child Development./c.d.
Keqtrajtimi i Fëmijëve Ndikon Mënyrën e Aktivizimit të Gjeneve Keqtrajtimi i Fëmijëve Ndikon Mënyrën e Aktivizimit të Gjeneve Reviewed by Marion Mardodaj on 7/27/2014 09:57:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.