Loading...

Hollandezët kërkojnë largimin e vajzës së Putinit nga vendi

a.jpg

Hollandezët kërkojnë që vajza e Presidentit rus Vladimir Putin të largohet nga vendi i tyre pasi babai i saj akuzohet si përgjegjës për vdekjen e 193 hollandezëve në avionin e rrëzuar pak ditë më parë në territorin e Ukrainës.

28-vjeçarja Maria Putin mësohet se jeton në Hague të Hollandës prej disa vitesh me parterin e saj hollandez Jorrit Faassen.

Gjatë ditës së enjte, aktivistë anti – Putin nga e gjithë bota shprëndanë në Twitter adresën e Marias, ndërsa bënë thirrje për protesta kundër saj.

Humbja e 298 jetëve të pafajshme në avionin e Malaysian Airlines ka bërë që i tërë opinion publik të revoltohet kundër Rusisë, duke e bërë atë përgjegjësen kryesore për këtë tragjedi.

Ndërkohë, Maria Putin raportohet se jeton mes Rusisë  dhe Hollandës pasi çifti qëndron shumë pranë Putin.

Ajo ka një marrëdhënie të ftohtë me fqinjët dhe babai i saj thuhet se e mban të mbrojtur gjatë gjithë kohës.

Putin duket se është paranojak kur vjen puna tek siguria e Marias, madje aq shumë sa nuk e lejon të fotografohet nga mediat ruse dhe e ka dërguar në universitet me emër tjetër.

Ndaj armiqtë e saj më të rinj duket se do ta përkeqësojnë frikën e Putin.

Hollandezët kërkojnë largimin e vajzës së Putinit nga vendi Hollandezët kërkojnë largimin e vajzës së Putinit nga vendi Reviewed by Marion Mardodaj on 7/27/2014 11:51:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.