Loading...

Hepatitet, "10% e Shqiptarëve të Rrezikuar"

Hepatitet, Mërkuri: 10% e shqiptarëve të rrezikuar
Hepatitet janë një ndër vrasësit krye sorë të shqiptarëve, por edhe në mbarë botën. Sipas të dhënave të OBSH (Organizatës Botërore të Shëndetësisë) hepatitet janë shkaktarë të 2.7% të vdekjeve në nivel botëror dhe parashikimet janë që të renditen ndër shkaktarët kryesorë të vdekjeve në dy dekadat në vazhdim. Ndaj me të drejtë hepatitet konsiderohen si një 'epidemi e heshtur'. Shqetësim, sidomos hepatiti B dhe C, janë edhe në vendin tonë, pasi sipas të dhënave të ISHP, Institutit të Shëndetit Publik të rrezikuar janë 10% të shqiptarëve. Pra, 1 në 10 persona është i rrezikuar nga infeksioni i hepatitit viral.

Specialistja e ISHP, Lindita Mërkuri sqaron se: "Hepatiti B sot është një problem për shëndetin publik edhe në Shqipëri. Nga studimet e kryera në popullatën e përgjithshme rezulton se hepatiti B ka një prevalencë 7-9%, dhe hepatiti C, një prevalencë 0.5-1% duke mbetur kështu një vend endemik për hepatitin viral B, krahasuar kjo dhe me vendet e rajonit". Sipas saj, gati 80% e rasteve me kancer në mëlçi shkaktohen pikërisht nga infeksioni i hepatiti B dhe C. Ndërsa më të rrezikuar sipas mjekes janë disa kategori, por kryesisht janë personat e droguar dhe marrin drogë intravenoze si dhe personat që kanë një jetë të 'shthurur' seksuale, me shumë partnerë apo partnerë të rastësishëm.

HEPATITET
Sot, data 28 korrik përkon me ditën Botërore të Hepatitit. Kjo datë është për nder të ditëlindjes së Profesor Baruch Samuel Blumberg, për zbulimin e virusit të hepatitit B. "Hepatiti është infeksioni i mëlçisë i njohur si verdhëza. Ekzistojnë disa lloj hepatitesh, A, B, C, D dhe E, në vartësi të llojit të virusit që i shkakton. Hepatitet janë sot një problem i shëndetit publik mbarëbotëror, për shkak të barrës së sëmundshmërisë dhe vdekjes që ato shkaktojnë. Testimi për hepatitin B dhe C mund të kryhet në çdo laborator mikrobiologjik/ imunologjik në sektori publik siç janë laboratorët mikrobiologjikë pranë Drejtorive të Shëndetit Publik në rrethe, spitale, qendra të këshillimit e testimit vullnetar si dhe në laboratorë apo klinika private.

Çdo person që rezulton pozitiv, megjithëse mund të mos ketë shenja klinike, duhet të ndiqet nga mjeku specialist përkatës, i cili do të sugjerojë kryerjen e testeve të mëtejshme", - tha Lumturi Mërkuri, specialiste e ISHP. Sipas saj, virusi i hepatitit B dhe C po paraqitet gjithnjë dhe më kërcënues për shëndetin e popullatës seksualisht aktive në Shqipëri, por edhe në mbarë botën. Pasi nga të dhënat rezulton se një në 10 persona në vendin tonë është i rrezikuar. "Në Shqipëri ka një tendencë në rritje të hepatitit B dh C, me një prevalencë rreth 7-9% për hepatiti B dhe 1 % për hepatitin C. Të dhënat tregojnë se 57% e rasteve të cirrozës së mëlçisë dhe 78% e rasteve me kancer në mëlçi janë pasojë e infeksionit të hepatiti B dhe C", - deklaroi Mërkuri. Specialistja Mërkuri veçon si tepër shqetësues përhapjen e shpejtë te hepatitit tek përdoruesit e drogave intravenoze, si dhe tek personat që kryejnë marrëdhënie seksuale me shumë partnerë.
"Personat më të rrezikuar nga virusi i hepatiti janë personat që injektojnë droga, personat që marrin gjak/ produkte të gjakut të infektuara, fëmijët e lindur nga nënat e infektuara me virusin e hepatitit C, personat me partnerë seksualë të cilët janë të infektuar me virusin e hepatitit C si dhe personat të cilët kanë bërë tatuazhe apo pirsing. Virusi i hepatiti B është 50 deri në 100 herë me infektues se virusi i HIV-it dhe reziston shumë në mjedisin e jashtëm. Ka edhe trajtim, por është shumë i kushtueshëm dhe për shumë njerëz është i papërballueshëm. Kushton qindra mijëra dollarë në vit. Vaksina e hepatitit B ka hyrë në vaksinimin bazë që u bëhet fëmijëve. Dhe fëmijët të lindur që nga viti 1994 dhe në vazhdim janë të vaksinuar dhe të mbrojtur hepatiti B", - theksoi specialistja e ISHP, Lumturi Mërkuri./balkanweb/
Hepatitet, "10% e Shqiptarëve të Rrezikuar" Hepatitet, "10% e Shqiptarëve të Rrezikuar" Reviewed by Marion Mardodaj on 7/28/2014 10:14:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.