Loading...

Goditet banda italo-shqiptare

5 persona u dënuan me burg në Itali dhe një tjetër nën arrest shtëpiak, pasi u akuzuan për trafik kokaine në Brescia dhe Mantova.

Banda italo-shqiptare e trafikimit të drogës, mundi të shkatërrohet, pas një hetimi të nisur që në vitin 2010, me kapjen e një shpërndarësi droge në Rezzato.

Sipas hetuesve, personat u kapën me kokainë, e cila shkonte deri në 3,5 kilogram, dhe ishte fshehur në konserva fasulesh.


Për këtë u arrestua një shqiptar 28 vjeç me 1,5 kilogram drogë, një italian 37-vjeçar në shtëpinë e tij me 118 gram marijuanë dhe disa gram kokainë dhe hashash.

Rrjeti i drogës e trafikonte atë nga Amerika e Jugut, dhe nëpërmjet Zvicrës, e sillte në Brescia e Mantova. /trinuna/- Oculus News
Goditet banda italo-shqiptare Goditet banda italo-shqiptare Reviewed by Marion Mardodaj on 7/28/2014 01:07:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.