Loading...

Gjermania përgatit 2000 celularë anti-spiunazh

German Chancellor Angela Merkel's mobile phone may have been tapped by US secret services
Rreth 2 mijë celularë super të sigurt. Të gjithë të mbrojtur nga një sistem të sofistikuar anti-përgjim: është kjo një nga masat që po përgatit qeveria gjermane për t’u mbrojtur nga spiunazhi amerikan dhe jo vetëm, në kuadër të çështjes “Datagate”, të zbuluar nga ish-punonjësi i NSA-së amerikane (Agjencia Kombëtare e Sigurisë) Eduard Snouden.
Projekti është bërë i ditur sot nga gazeta prestigjioze “Bild”, e cila citon një dokument sekret të ekzekutivit të kancelares gjermane Angela Merkel.

2 mijë celularë, shumë të shtrenjtë dhe të prodhuar nga një mekanizëm sigurie, mund të sigurojnë në të ardhmen transmetimin e të dhënave të ndjeshme nga rreziku i përgjimeve.
Muaj më parë, gjermanët zbuluan që deri dhe celulari i Merkelit ishte vënë nën kontroll nga agjentët e “National Security Agency”.
Presidenti i anti-spiunazhit, Hans-Georg-Masen, i ka ftuar funksionarët e shtetit të gjejnë mënyra të tjera komunikimi pa përdorimin e celularëve: “Shumë gjëra, mund të shpjegohen dhe komunikohen në biseda personale pa telefona”.
Javën e shkuar, zbulimi i dy agjentëve gjermanë, të korruptuar nga shërbimet sekrete për të marrë informacione, ka ashpërsuar mosmarrëveshjet mes Berlinit dhe Uashingtonit mbi aktivitetin e agjentëve të spiunazhit në Gjermani, i cili arriti kulmin me vendimin e qeverisë për të dëbuar nga vendi shefin e shërbimeve amerikane: një masë e jashtëzakonshme, që ka vënë në provë të vështirë marrëdhëniet transatlantike./Shqip/
Gjermania përgatit 2000 celularë anti-spiunazh Gjermania përgatit 2000 celularë anti-spiunazh Reviewed by Oculusnews Albania on 7/28/2014 11:01:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.