Loading...

Aksidentohet një oficer policie në Durrës


 aksidentohet një efektiv i Policisë Rrugore në durrës

  Një efektiv i policisë rrugore të Durrësit po trajtohet në spitalin rajonal, jashtë rrezikut për jetën, pasi motoçikleta me të cilën udhëtonte u përplas nga një automjet. 

Ngjarja ndodhi sot pasdite pranë sheshit “Pranvera”, kur automjeti Ford Fiesta me targë AA 495 BI i preu rrugën motoçikletës, duke shkaktuar edhe dëmtimin e efektivit të policisë S. S. 

Burime nga policia bëjnë të ditur se drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariatin e policisë për të dëshmuar mbi rrethanat e aksidentit.
Aksidentohet një oficer policie në Durrës Aksidentohet një oficer policie në Durrës Reviewed by Marion Mardodaj on 7/30/2014 05:40:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.