Loading...

Do të Ishit më të Lumtur Nëse do Zotëronit më Shumë Gjëra?

a.jpg
Jini mirënjohës për ato që keni.

Materialistët janë ata që jetojnë duke u fokusuar në marrjen e gjithnjë e më shumë gjërave. Ata e lidhin lumturinë e tyre direkt me posedimet dhe deklarojnë që këto të mira janë burim i kënaqësisë dhe simbol i suksesit në jetë.

Studimet e mëparshme treguan se ata që besonin se të mirat materiale përcaktojnë lumturinë e tyre, e kishin gabim. Në fakt, në vend që të kenë një jetë më të lumtur, studimet tregojnë që materialistët janë të pakënaqur dhe të paplotësuar kronik. Ata përjetojnë më shumë vetmi, depresion, ankth, abuzime me drogërat dhe kanë një vetëvlerësim të ulët.

Studimet e reja konfirmojnë që ne jemi në dijeni për materializmin, por nga një perspektivë interesante. Në një publikim të korrikut që lidhet me çështjet e personalitetit dhe ndryshimet individuale, Jo-Ann Tsang, nga departamenti i psikologjisë dhe neuroshkencës së universitetit Baylor, SHBA, dhe kolegët e tij bënë një pyetje themelore: "Pse materialistët janë më pak të lumtur?"

Përgjigjja mbizotëruese ishte që ata nuk janë të lumtur sepse u mungon mirënjohja. Oprah Winfrey deklaroi që ata i kushtojnë rëndësi më shumë asaj që s'kanë se asaj që kanë. Kjo paaftësi për t'u fokusuar në atë që është pozitive bëhet një pengesë në përftimin e nevojave të tyre psikologjike, dhe si rezultat limiton lumturinë e jetës së tyre.

Zbrazëtia e tyre nxitet nga një cikël që fillon nga pritshmëri jo reale të asaj se çfarë do u sjellë një posedim i ri. Në fakt, në një studim tjetër, u gjet që materialistët kishin nivel më të lartë të parashikimit të emocioneve pozitive kur vjen puna për posedimet e ardhshme. Kur parashikimi nuk përmbushej nga të mirat materiale, pritshmëria i zhgënjente dhe ndjenjat pozitive u zhduknin.

Studimi mbi mirënjohjen është i gjerë dhe dinamik. Dy tipe të mirënjohjes janë "forma" dhe "trajtë". Forma është përvoja afatshkurtër, ndërsa trajta i referohet frekuencës së përvojës. Emocionet pozitive derivojnë kur diçka me vlerë, është përftuar, marrë apo do merret. Në këto kushte mirënjohja është një ndjenjë që vjen me pranim, vlerësim dhe dëshirueshmëri.

Të qenit mirënjohës duket se ndikon shumë në mirëqenie. Është zbuluar që ndikon në vetëvlerësim, kënaqësinë jetësore, sjelljes prosociale dhe zhvillon marrëdhënjet ndërpersonale.

Studimet tregojnë që ndërhyrjet direkte për të rritur mirënjohjen kanë ndikuar në mirëqenie, dhe dy metodat më të mira për këtë janë të mbajturit shënime ditore për mirësjelljen dhe të shkruarit letra atyre që dëshironi t'u shprehni mirënjohje. Ky fakt do t'i ndihmonte edhe materialistët, po të bazohemi në fjalët e George Carlin: "Duke u munduar për të qenë të lumtur përmes akumulimit të vazhdueshëm të pasurive, është sikur të shuash urinë duke ngjitur sanduiçet në çdo pjesë të trupit."/p./  - Oculus News
Do të Ishit më të Lumtur Nëse do Zotëronit më Shumë Gjëra? Do të Ishit më të Lumtur Nëse do Zotëronit më Shumë Gjëra? Reviewed by Marion Mardodaj on 7/28/2014 12:24:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.