Loading...

Dekani i Fakultetit të Mjekësisë dëshiron të punoi në oborrin fakultetit; Rektori s'e lejon të punojë në zyrë


 Dekani i Fakultetit të Mjekësisë: Rektori s’më lejon të kthehem në zyrë, do punoj në oborr

Dekani i pezulluar i fakultetit të Mjekësisë Bajram Hysa akuzon rektorin se po e pengon të kthehet në zyrën e tij. Sipas Hysës Rektori po shpërfill vendimin e gjykatës për rikthimin e tij në detyrë.

“Po shpërfillet vendimi i gjykatës për rikthimin tim në detyrë nga Rektori. Nuk lejohem nga Rektori të kthehem në zyrën time. Kërkoj dorëheqjen e Rektorit për veprime antiligjore”- është shprehur Hysa. Më tej ai ka theksuar se do e ushtrojë aktivitetin në oborrin e shkollës.


Gjykata Administrative, ka marrë vendim për të kthyer në detyrë Dekanin e Fakultetit të Mjekësisë, Bajram Hysa, i cili u pezullua nga Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Ali Refatllari, gati 10 ditë më parë.

Pezullimi nga detyra i Dekanit të Fakultetit të Mjekësisë, Bajram Hysa, erdhi pas abuzimeve të konstatuara nga Auditi i Brend-shëm i kryer me urdhër të Rektorit të Universitetit të Mjekësisë. Hysa e konsideroi vendimin e rektorit abuziv, ndërsa kërkoi pranë Ministrisë së Arsimit ngritjen e një grupi pune për investigimin e veprimtarisë së Auditit.

Nëpërmjet një konference për shtyp në datën 12 korrik, ai i hodhi poshtë pretendimet e ngritura nga Auditi dhe iu drejtua Gjykatës Administrative. Me vendimin e djeshëm Administrativja i ka dhënë të drejtë, duke e kthyer Bajram Hysën në detyrën e Dekanit të Mjekësisë, post të cilin e mban prej tri vitesh.
Dekani i Fakultetit të Mjekësisë dëshiron të punoi në oborrin fakultetit; Rektori s'e lejon të punojë në zyrë Dekani i Fakultetit të Mjekësisë dëshiron të punoi në oborrin fakultetit; Rektori s'e lejon të punojë në zyrë Reviewed by Oculusnews Albania on 7/24/2014 12:38:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.