Loading...

Damian Gjiknuri: Neglizhenca e qeverisë së mëparshme rrezh CEZ, përgjegjësi penale

Komisioni i ekonomise Foto Albert Myftaraj ATSH
Neglizhenca nga qeveria e mëparshme për zgjidhjen e mosmarrëveshjes me çekët e kompanisë ‘Cez Shpërndarje’ përbën përgjegjësi ligjore e si rrjedhojë edhe penale, deklaroi të martën në komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri.
‘Neglizhenca përballë interesave të mëdha të shtetit shqiptar përbën përgjegjësi ligjore e si pasojë edhe penale. Ligji e ka të përcaktuar qartë se çfarë veprimesh duhet të bënte qeveria shqiptare. Shihet qartazi një mosveprim i palës shqiptare. I dha mundësi palës çeke të padiste qeverinë shqiptare”, deklaroi Gjiknuri.

Ministri tha se për arritjen e marrëveshjes për zgjidhjen me mirëkuptim të kontratës me kompaninë çeke, qeveria shqiptare është konsultuar në çdo hap nga partnerë ndërkombëtarë. Sipas tij, arbitrazhi nuk do të ishte në favor të qeverisë shqiptare. Ai sqaroi se mbajta hapur i konfliktit legal mes CEZ Shpërndarje dhe qeverisë shqiptare do të bllokonte sistemin energjetik në vend, për një periudhë 5-6 vite. Sipas Gjiknurit, marrëveshja e arritur mes Kompanisë CEZ, e cila tashmë ka ndryshuar dhe emrin e saj, duke u quajtur OSHEE do të krijojë mundësi që në muajin shtator me anë të një kredie të marrë nga Banka Botërore, me një fond prej 150 milion dollarësh të kryhen investime në sektorin energjetik. Ndërkohë ministri i Financave Shkëlqim Cani tha se kërkohet një reformë e thellë dhe e dhimbshme në sektorin e energjisë./atsh/- Oculus News
Damian Gjiknuri: Neglizhenca e qeverisë së mëparshme rrezh CEZ, përgjegjësi penale Damian Gjiknuri: Neglizhenca e qeverisë së mëparshme rrezh CEZ, përgjegjësi penale Reviewed by Oculusnews Albania on 7/29/2014 11:59:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.