Loading...

Bimët mjekësore, “thesari” i Shqipërisë

mentha7
Shqipëria mbulon 50% të tregut amerikan me bimë mjekësore, kryesisht sherebelë. Duke qenë një vend i pasur me këto bimë, është rritur kërkesa e fermerëve që qeveria të investojë më tepër në këtë fushë.
Fokusi i ri i qeverisë shqiptare është zhvillimi i ekonomisë përmes bujqësisë, dhe në veçanti bimëve mjekësore. Kjo është këshilluar nga profesorë e studentë të Harvardit, duke qenë se edhe tregu për këtë bimë është i sigurt.
Xhavit Hysenaj, i cili ka afro 12 vite që merret me prodhimin dhe më pas eksportin e këtyre bimëve, thotë se me kalimin e viteve është rritur cilësia e bimëve, dhe kërkon nga qeveria që të rriten investimet në teknologji për përpunimin e bimëve.
Fermerët kërkojnë gjithashtu që të rishikohet taksa e pasurisë, pasi mijëra dollarë në vit shkojnë vetëm për të paguar këtë taksë për shkak të sasisë së madhe të tokës që nevojitet për kultivimin e këtyre bimëve./nacional/
Bimët mjekësore, “thesari” i Shqipërisë Bimët mjekësore, “thesari” i Shqipërisë Reviewed by Marion Mardodaj on 7/27/2014 11:47:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.