Ban: Në mesin e viktimave në Gaza edhe staf i OKB-së

aa.jpg
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka kërkuar nga Izraeli dhe Hamasi që të respektojnë “shenjtërinë e jetës civil dhe paprekshmërinë e lokacioneve të OKB-së”.
Ai i ka bërë këto komente pasi ushtria izarelite ka goditur me predha një shkollë të OKB-së në Gaza, duke vrarë së paku 15 njerëz dhe duke plagosur disa të tjerë.
Ban theksoi se në mesin e viktimave ka edhe staf të OKB-së.
Zyrtari i shëndetësisë në Gaza, Ashraf al-Kidra, ka thënë se në shkollë ndodheshin qindra persona që kërkonin strehim nga luftimet.
Së paku 720 palestinezë dhe 34 izraelitë janë vrarë prejse Izraeli ka nisur sulmet ajrore në Gaza, në fillim të korrikut.
Previous Post Next Post