Loading...

Australi: Në vendin e rrëzimit të aeroplanit ka mbetje njerëzore

aa.jpg
Kryeministri i Australisë, Tony Abbott, thotë se më tepër se një javë prej se u rrëzua aeroplani i udhëtarëve i Malajzisë (MH17), në pjesën lindore të Ukrainës, në vendin e përplasjes ende ka mbetje njerëzore.
Zoti Abbott tha sot se hetuesit e Asutralisë kanë pasur qasje në vendin e rrëzimit të aeroplanit dhe se atje “qartas ka ende mbetje njerëzore”.
Pjesa më e madhe e të 298 personave në aeroplan, që janë vrarë pasi ai u godit më 17 korrik, qartas nga separatistët e mbështetur nga Rusia, ishin holandezë, por në aeroplan gjendeshin edhe 37 australianë.
Australia është në procesin e dërgimit të 190 policëve në Evropë, për të marrë pjesë në operacionin e udhëhequr nga Holanda, për ta siguruar vendin e rrëzimit, që ndodhet në territorin nën kontrollin e kryengritësve, në pjesën lindore të Ukrainës.
Zyrtarët ukrainas thonë se tashmë 200 trupa të pajetë janë gjetur, ndërsa mbetjet e para njerëzore janë dërguar në Holandë, më 23 korrik, gjashtë ditë pas rrëzimit të aeroplanit.
Australi: Në vendin e rrëzimit të aeroplanit ka mbetje njerëzore Australi: Në vendin e rrëzimit të aeroplanit ka mbetje njerëzore Reviewed by Marion Mardodaj on 7/26/2014 09:59:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.