Loading...

ATENTAT me armë ish-shefit të SHKB-së Tropojë

aaa.jpg
Persona ende të paidentifikuar i kanë bërë atentat me armë mbrëmjen e djeshme ish-shefit të SHKB, Besnik Sokolaj.

Lajmi konfirmohet nga vetë Sokolaj për News24. Sokolaj shprehet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 24:00 në Margegaj teksa ishte duke u kthyer me makinë në shtëpi. Disa persona të armatosur sqaron Sokolaj i kanë zënë pritë në mesnatë në vendin e quajtur kthesa e Shpendit .

Në momentin që ka ndodhur ngjarja ish-shefi i SHKB-së deklaron se ka qenë vetëm por nuk ka parë se sa persona i kanë zënë pritë. Ai sqaron se ka bërë denoncimin në polici por thekson se nuk ka asnjë person të dyshuar dhe nuk ka pasur asnjë konflikt./balkanweb/
ATENTAT me armë ish-shefit të SHKB-së Tropojë ATENTAT me armë ish-shefit të SHKB-së Tropojë Reviewed by Marion Mardodaj on 7/26/2014 07:24:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.