Loading...

Arvizu: Reforma në gjyqësor është urgjene


Këndvështrimi i SHBA për reformën ka qenë gjithmonëkonsekuent. Kështu u shpreh ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu për mediat pas një takimi që ai pati me deputetët e PD-së, Eduard Halimi, Arben Ristani dhe Oerd Bylykbashi.

Ambasadori amerikan tha se kjo reformë duhet të jetë gjithëpërfshirëse, ndërsa lëshoi një mesazh për opozitën, që ajo të jetë në Kuvend.

“Këndvështrimi i SHBA për reformën ka qenë gjithmonëkonsekuent. Reforma gjyqësore në terma të gjerë është një përparësi urgjente për vendin. Përmend KLD sepse e di që del shpesh në lajme. Qartazi KLD ka qenë pjesë e këtij diskutimi dhe duke parë perfomancën e pabarabartë të KLD, ky këshill duhet të jetë me të vërtetë pjesë e këtij diskutimi”, theksoi diplomatiamerikan.

Në vijim ai apeloi për një reformë gjithëpërfshirëse ku njerëzit marrin kohën dhe mënyra më e mirë është pjesëmarrja e plotë në parlament si dhe konsultime të plota me të gjithë aktorët.
Arvizu: Reforma në gjyqësor është urgjene Arvizu: Reforma në gjyqësor është urgjene Reviewed by Oculusnews Albania on 7/24/2014 01:35:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.