Analiza e rendit, Rama: Nuk duam policë që s’dinë shqip

rama-ne-konference-
Në analizën e 300 ditëve të para të punës së Ministrisë së Brendshme, ka qenë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.
Pas fjalimit të ministri Tahiri dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Didi, kreu i qeverisë ka theksuar se, falë reformës së thellë të bërë deri tani në këtë dikaster, janë arritur rezultate të mira dhe suksese.
Rama këmbënguli për ngritjen e Universitetit të policisë dhe tha se edukimi i oficerëve të policisë lë shumë për të dëshiruar.
“Nuk duam ta bëjmë policinë e plepave dhe të presim në hijen e plepave, – ironizoi Rama. – Çfarë drejtësie do të presim ne nga gjykata? Duhet të ndërtojmë Universitetin e Sigurisë, Shkollën e lartë të policisë së Shtetit me të gjitha standardet, në mënyrë që të mos kemi më policë që nuk dinë të flasin shqip dhe t’i drejtohen qytetarit që e ndalon në rrugë, duke i thënë mirëmbrëma në mëngjes”.
Previous Post Next Post