Analfabetizmi Financiar dhe Bllokada Kontinentale (Paraljmërimi i Governatorit Fullhani)

 Nga Marion Mardodaj

 Me rastin e vjedhjes së 713 miliardë lekëve të vjetra nga Banka Kombëtare e Shqipërisë, po ripublikojmë një shkrim të tetorit të vitit 2011, botuar në një të përditshme dhe i shkurar nga Marion Mardodaj, që paralajmëronte në mënyrë inteligjente Guvernatorin e Bankës Kombëtare të Shqipërisë, Adrian Fullhani, për korrupsionin dhe të zezat që i kanosen vendit për shkak të tij. Ironikisht, kjo shumë marramendëse parashë, të cilat do mund të mbulonin shumë halle të shqiptarëve, është vjedhur nga vartësit e tij, ndërsa ai vetë është nën hetim:

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Adrian Fullani, në prag të sezonit turistik që sapo lamë pas,  në konferencën e rradhës, ndër të tjera deklaroi se ‘’pritet rritje e konsumit dhe e investimeve’’. Ndërsa në dy konferenca rradhazi gjatë sezonit turistik, Fullani i bëri thirrje qytetarëve të rrisinin konsumin. Dhe së fundmi, pasi  ftoi kinezët për të investuar në Shqipëri, në konferencën e fundit tha se ‘’inflacioni nuk mund të luftohet me analfabetizëm financiarë’’ . Togfjalëshi i fundit në fakt, më zhyti në meditimet e situatës europiane të prag-krizës të vitit 1810, kur gazetat angleze shkruanin: “Çezari ka luajtur mendsh”. Duke marrë në konsideratë  ekonomistët e emëruar nëpër universitete dhe agjenci shtetërore që ushqejnë popullin me dokrra, nuk kam ç’të them. Por problemit i duhet shkuar shumë thellë, ashtu siç e ka shprehur faktikisht shpesh edhe vetë Guvernatori, apo siç drejtoresha e Bankës Botërore për Evropën Juglindore, Jane Armitage do të vinte theksin tek korrupsioni dhe pronat, para pak ditësh. I duhet shkuar shumë thellë problemit, pasi nuk është e lehtë të gjendet Adam Smithi shqiptar, e aq më tepër po të mendojmë se eurozona me mbi 400 milion banorët e saj,  s’po e gjen prej kohësh.

  Thirrjet e z.Fullani për shtim të konsumit nga qytetarët, i ngjajnë atyre urdhërave që Napolon Bonapartit u jepte oborreve vasalë të tij: që të blenin me shumicë mallra të prodhuara nga industria franceze, në mënyrë që industria të mbijetonte, me synimin që Nopolini të shmangte revolucionin e ‘’barqeve bosh’’, të cilin e kishte shumë frikë. Ky urdhër erdhi si domozdoshmëri për shkak të krizës ekonomike që po i afrohej perandorisë, si rezultat i Bllokadës Kontinentale që ai ndërmori për të gjunjëzuar Perandorinë Angleze. Përveç  Betejës së Vaterlosë, e cila përcaktoi fatet e luftës 'napoloniane', lufta tjetër e cila po e shtynte ngadalë Napolonin drejtë greminës, dhe të cilën ai nuk e fitojë kurrë, ishte lufta kundër korrupsionit, e veçanërisht  korrupsionit që kishte të bënte me rrespektimin e Bllokadës Kontinentale; madje sharlatanët e korrupsionit shqyheshin së qeshuri  kur dëgjonin nëpër Paris të thuhej që Perandori është i pathyeshëm. Perandori e kuptoi gradualisht që ky front ishte bërë më i vështirë se ‘’Austerlici’’. Megjithëse dërgonte vazhdimisht inspektorë të zakonshëm e të jashtëzakonshën nëpër skajet e pafundme të bregdetit të pamasë të Perandorisë, me qëllim kontrollin e respektimit të bllokadës, inspektorët bliheshin sërish; dhe nënpunësit e ri ndiqnin shembullin e të vjetërve, vetëm sa përpiqeshin të ishin më të kujdesshëm. Pasi e bëri të pamundur tregtinë legale të prodhimeve koloniale, perandori urdhëroi të digjeshin botërisht të gjithë mallrat e konfiskuara, bregdeti i pafundë i Perandorisë Franceze flakëronte në çdo skaj . “Çezari ka luajtur mendsh”, shkruanin gazetat angleze .

Paralelizmi me bllokadën kontinentale, do na ndihmonte të kuptojmë një pjesë të mirë të situatës në të cilën ndodhet Shqipëria, dhe gjithashtu të perceptojmë më mirë domozdoshmërinë jetike të luftës kundër korrupsionit.

Bllokada kontinentale e Shqipërisë, aktualisht, është kriza që ka prekur shtetet përreth, euron, dhe shkalla më e lartë  e varfërisë e arritur në SHBA  qysh prej ’93-it, prandaj edhe rritja e shumëpritur e konsumit dhe investimeve nuk erdhi ashtu siç pritej. Mosrritja e konsumit nga ana e qytetarëve, veç krizës, mendoj se lidhet edhe me faktorë të tjerë. Mjafton të përmendim që rrjedhja e parasë për arsye turistike sipas OBT në vitin 2006 ishte 964 milion dollare amerikan, ose 894 milion më shumë se maqedonasit të cilët nuk kanë bregdet;  po të kemi parasyshë liberalizimin e vizave aktualisht, me statistikat e sotme, kjo shifër do rezultonte shumë më e madhe. Mesa duket nivelin më të lartë të “dobishmërisë marzhinale’’(sasia e dobive ose e kënaqësive që merr konsumatori pas çdo  të mire), konsumatori i suksesshëm ekononomikisht shqiptarë, po e gjen gjithnjë e më shumë jashtë kufijve. Rritja e hendekut midis shtresave të ndryshme për shkak të korrupsionit dhe injorancës gjithashtu, është një faktor tepër i rëndësishëm që ndikon në konsum. P.sh., kur një person kursen, sakrifikon për të dhënë rryshfet për t’u punësuar, për të marrë një provim, apo  çfarëdolloj shërbimi të domozdoshëm. Dëmi financiar e psikollogjik i konsumatorit të thjeshtë i shkaktohet edhe kur i duhet të humbë një ditë pune vetëm për të ndenjur në rradhët e pafundme të Cez-it për të paguar energjinë, madje në disa raste edhe kur i duhet të marrë qoftë dhe një çertifikatë. Si rrjedhojë, një pjesë e mirë e këtyre parave të mefshta e të pista, në vend që të konsumohen natyrshëm në vend duke i dhënë frymëmarrje  biznesit e duke kontribuar në të mirën sociale, dalin jashtë kufirit prej 'snobistëve të ish-barqeve' bosh që nuk ka zot që i mbush. Pra, analfabetët financiarë, sipas Fullanit i bie të jenë ata zyrtarë të korruptuar dhe ata biznesmenë që lulëzojnë në sajë të një konsumatori analfabet gjithashtu; ata zyrtarë e biznesmenë të ‘’suksesshëm’’ ekonomikisht të Mark Tuein-it të shekullit XIX, i cili në autobiografinë e tij shkruante: “Është e çuditshme se si injorantët dhe njerëzit pa eksperiencë kanë sukses’’. Pra janë këto individë të shëndoshë financiarisht që duhet dhe kanë lluksin të konsumojnë më shumë, sipas governatorit;  pasi dikush që kursen për të shkolluar fëmijët, për të ndjekur studimet apo dikush që s’ka me se të konsumojë, nuk mund të quhet i shëndoshë financiarisht .

Është e vërtetë që Bonaparti e kishte të pamundur të frenonte korrupsionin duke pasur parasyshë perandorinë e pamasë të tij, dhe thirrjet e tij për konsum s’dhanë rrezultatin e pritur. Dhe po aq e vërtetë është se në lëmin e injorancës finaciare që mbizotëron në Shqipëri, duke pasur parasyshë prirjet e shoqërisë shqipëtare, nëse  thirrjet e governatrit  për konsum do jepnin rezultatet që ai pretendonte, s’do bënin gjë tjetër vetëm sa do shtonin dozat e kafeinës, alkoholit, karbohidrateve, apo konsumit të adrenalinës që rrjedh prej bixhozit nga konsumatorët. Dhe nga ana tjetër do shtonte dozat e dioksidit të karbonit, dhe aerosoleve në ambjent, duke e degraduar edhe më tej ajrin tejet të ndotur në shqipëri. Si rrjedhojë, “të sukseshmit financiarisht” , vetëm sa do shtonin dozën e shpenzimit të parave jashtë kufijve, aty ku “dobishmëria marzhinale” përftohen në nivele më të larta prej “shqipëtarëve të suksesshëm ekonomikisht”, të shekullit XXI/Oculus News
Previous Post Next Post