Loading...

Albano dhe Romina bashkohen sërish


Këngëtari i njohur italian Albano Carrisi më në fund ka sheshuar problemet me ish-bashkëshorten e tij Romina dhe më 5 gusht do të performojnë së bashku në një koncert, bëjnë të ditur mediat italiane.“Do të këndojmë këngën “Felicita” sepse sot ka një sens, pasi tensioni midis nesh është venitur. Gruaja që më bëri një luftë absurde tashmë i ka ulur shpatat. Atmosfera në të cilën ndodhem është e shëndetshme, e qetë çka i bën mirë shpirtit dhe zemrës time. 

Fëmijët janë të lumtur dhe pasi tashmë ajo tek unë nuk shikon një armik dhe unë tek Romina nuk shikoj një armike”, është shprehur këngëtari. Albano ka qenë i ftuar special në dasmën e vajzës së ish-presidentit Bamir Topi, e cila u zhvillua fundjavën e kaluar.- Oculus News
Albano dhe Romina bashkohen sërish Albano dhe Romina bashkohen sërish Reviewed by Oculusnews Albania on 7/28/2014 10:07:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.