5 ngjashmërit mes të qenit prind dhe lidershipit


as.jpg
Nuk është sekret fakti që të jesh prind është e vështirë. Fëmijët kanë nevojë për më shumë përkujdesje dhe mbikëqyrje se të rriturit, por ngjashmëritë mes të qenit prind dhe lidershipit janë interesante. Menaxhimi nuk është për cilindo, siç edhe të qenit prind është diçka që nuk i përshtatet gjithkujt.
Të menaxhosh njerëz mund të jetë aq sfiduese sa edhe dobiprurëse, dhe është e ngjashme pasi të dyja kanë nevojë për një gudë. Duhet inkurajim, disiplinl kurajë, të komplimentosh dhe të prodhosh një atmosferë të nevojshme për skuadrën apo familjen që të jenë të suksesshëm. Ja 5 hapa ngjashmëritë më të zakonshme:

1. Disiplina
Pavarësisht nëse jeni në punë apo në shtëpi me familjen, është shumë e rëndësishme të ndiqni rregullat dhe pritshmëritë që keni vendosur. E njëjta gjë ndodh edhe në punë. Njësoj si fëmijët, të cilët kërkojnë të shtyjnë kufijtë e vendosur nga prindërit, e njëjta sjellje shfaqet edhe me punonjësit. Prandaj përforcimi i rregullave dhe procedurave është shumë i rëndësishëm. Të lejosh një fëmijë ose një punonjës që ka shkelur rregullat, është një gjë që nuk do të krijonte një klimë respekti reciprok.


2. Përgjegjësia
Duke qenë të përpiktë, duke marrë përgjegjësi për veprimet tuaja, dhe të ndjerit të detyruar për të vënë në jetë atë që thoni, janë të gjitha cilësi që prindërit duan t'i injektojnë tek fëmijët e tyre. Është shumë e vështirë të mësosh një të rritur që të ketë integritet, nëse këtë gjë nuk e ka mësuar që fëmijë. Fëmijët mësojnë dhe nxënë në moshë të hershme. Nëse nuk e pastrojnë dhomën e tyre, duk do mund ta përdorin celularin. Këto janë pasoja të qarta të vëna në zbatim për t'u siguruar që ata të kuptojnë rregullat dhe të dinë rëndësinë e ndjekjes së tyre. Po ashtu edhe për një menaxher, është shumë e rëndësishme që t'i bëjë të qarta pritshmëritë dhe pasojat tek punonjësit, nëse rregullat nuk ndiqen dhe zbatohen.


3. Lëvdatat
Punonjësit dhe fëmijët kanë nevojë për reagime pozitive. Ragimi pozitiv i përforcon veprimet pozitive fëmijëve dhe i jep besim atyre të vazhdojnë e të besojnë që ajo që po bëjnë është e drejtë. Vetëbesimi nuk mund të ndodhë në ajër, ai vjen si pasojë e ndihmës së vazhdueshme dhe udhëzimeve pozitive. Të bësh një fëmijë të ndihet mirë për veten e tij, do të thotë se këtë ndjesi ai do ta ketë edhe në moshë të rritur. Nga ana tjetër, menaxherët shpenzojnë goxha kohë për të bërë që punonjësit të ndihen mirë, në mënyrë që anëtarët e skuadrës të ndihen mirë për veten dhe për atë qo i sjellin kompanisë.

4. Respekti
Respekti është një element i rëndësishëm i një marrëdhënjeje. Prindër-fëmijë dhe menaxher-punonjës; respekti i ndërsjelltë ushqen bashkëpunimin duke inkurajuar produktivitetin, rrit performancën dhe cilësinë e punës. Në shtëpi mund të motivojë  veprimet pozitive, konsideratën dhe komunikimin e qartë. Punonjësit që respektojnë menaxherët e tyre duan të përfitojnë nga ekspertiza dhe njohja, duke bërë që të bashkëpunojnë edhe më shumë. Fëmijët që respektojnë prindërit e tyre, do të dëgjojnë dhe veprojnë në mënyrën e duhur, pavarësisht nëse u pëlqen apo jo.


5. Vetëpërmbajtja
Do ekzistojnë momente kur çdo njeri do ketë konflikte, fëmijët me të ngjashmit dhe punonjësit me kolegët. Por është aftësia e vetëpërmbajtjes që është më mbresëlënësja. Nëse u shpjegoni me qetësi fëmijëve se si të zgjidhin konfliktin, kjo do bënte që ata të përparojë shumë në zgjidhjen e problemit. Shumë njerëz nuk përgjigjen mirë kur sulmohen verbalisht. Për një menaxher, shprehja agresive verbale për të zgjidhur një konflikt, nuk do funksjonojë. Duke u ulur me të dyja palët, duke i dëgjuar me kujdes, duke deklaruar qartë pikëpamjen tuja, kjo do të ishte zgjidhja më produktive. Është shumë e rëndësishme që të mos ndikoheni nga emocionet, dhe duke praktikuar përmbajtjen do të keni rezultate më pozitive./F/
Previous Post Next Post