Vlorë, kapet një gomone, policia: Dyshohet se përdorej për trafik droge


gomone1.jpg


Policia e Vlorës ka gjetur mbrëmjen e sotme një gomone të braktisur në grykëderdhjen e Vjosës. Sipas të dhënave të policisë, bëhet fjalë për një gomone të kamufluar, rreth 8 metra e gjatë, me dy motorë me 150 kuaj fuqi.

Të njëjtat burime hedhin dyshime se kjo gomone mund të përdoret për trafik droge edhe pse konfirmojnë se brenda mjetit nuk është gjetur drogë.

Polica e Vlorës sakaq bën me dije se mbrëmë rreth orës 02:00 është pikasur një mjet i tillë, dhe dyshohet se bëhet fjalë pikërisht për këtë gomone.
Previous Post Next Post