Loading...

Vezë omlet me erëza



Përbërësit për 4 persona:
* 2 speca të vegjël të kuq
* 2 presh të vegjël
* 40 g gjalpë
* 4 vezë
* 2 lugë djathë parmexhan
* 2 lugë kaçkavall,
* 2 lugë miell, një maje thike tharmë, kripë dhe piper i bluar i bardh.
* majdanoz

Përgatitja:
Specat lahen, i hiqen farat dhe priten në copa katrore. Preshin pastrojeni, hiqjani pjesën e stapit, ndërkaq pjesën e gjelbër prejeni në rrathë.
Perime të përgatitura hidhni në një tigan të madh, shtoni gjysmën e sasisë së gjalpit të prerë në fleta, hidhni kripë dhe zieni 5 minuta duke lëvizur vazhdimisht tiganin.


Hidhni të kuqen e vezëve. Përzieni kryesisht gogëluqet e vezëve, hidhni të dy djathërat, pak kripë dhe piper të bardhë dhe miellin të cilin më parë e keni përzier me tharm. Përzieni derisa të bëhet masë homogjene dhe gradualisht, me kujdes përzieni, shtoni të bardhën e vezëve.


Këtë masë hidheni në enë të lyer rezistuese ndaj nxehtësisë, sipër rregulloni perimet e ziera dhe piqini 20 minuta në furrë s në 180 gradë.

Ju bëftë mirë!
Vezë omlet me erëza Vezë omlet me erëza Reviewed by Oculusnews Albania on 5/18/2014 08:35:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.