Loading...

Vdekja e 5 magjistarëve më të famshëm gjatë perfomancës së magjisë

1.Sigmund Neuberger 
426386.jpg
Neuberger dhe Beuty
Sigmund Neuberger ishte një prestigjiator gjerman, i
cili ishte më i paguari ndër prestigjiatorët në botë për
kohën e tij. Neuberger i donte tmerrësisht kafshët, por
më shumë donte  qenin e tij, një qen gjahu të cilin e quajti
Beauty. Qenin ia kishte bërë dhuratë Harry Houndini, i cili
ishte një admirues i flakët i Neuberger. Ai e trajtonte mjaft mirë qenin, duke e mbajtur në suitën e tij personale dhe duke i dhënë 5 vakte në ditë për të ngrënë.

5 ditë përpara se Neuberger të zhvillonte një shfaqje në 
Edinburgh, Beauty vdiq. Në këto kushte Sigmund bëri një marrëveshje me këshillin e qytetit që kur vetë ai të vdiste, 
do lejonte që ta varrosnin pranë qenit të tij - Beauty - por me
kushtin që Beuty-n ta varrosnin tek varrezat Piershell, të cilat nbdodheshin në qytet.

Me të filluar shfaqja, në datë 9 maj 1911, ndërsa Neurberge po performonte numrin tipik të tij me luanë "The Lions Bride", 
ndërtesa u përfshi nga një zjarr i madh. Ai u mundua të dilte 
nga ndërtesa, por u kthye sërish mbrapsht për të shpëtuar një kalë, i cili ishte pjesë e shfaqjes. 
Dera e jashtme ishte e mbyllur mirë, pasi atij nuk i pëlqenin frikacakët, në këto rrethana,
 Neuberger vdes me gjithë 10 vetë të tjerë.

download.jpg

Trupi i Neurberger prehet pranë qenit të tij, Beuty, në varrezat Piershell të qytetit të 
Edinburgh-ut, Skoci.


 2. William Elsworth Robinson
chung-ling-soo-mago.jpg
Robinson, i njohur ndryshe si Çung Ling So, ishte një 
magjistarë amerikan që adaptoi karakterin e një magjistari 
kinez. Ai nuk fliste kurrë anglisht, dhe kur u përgjigjej gazetarëve, kishte pranë gjithmonë një përkthyes. Në 
periudhën kur vdiq, ishte një ndër magjistarët më të 
famshëm në botë.


Aksidenti fatkeq ndodhi në Londër në 23 mars të vitit 
1918. Robinson po performonte versionin e tij të kapjes 
së plumbit. Fatkeqësisht, ai nuk e kishte pastruar siç duhet pushkën qysh nga hera e fundit që kishte performaur
këtë magji. Kjo shkaktoi mjaftueshëm pluhur rreth 
gypit të thuprës së pushkës duke i dhënë mjaftueshëm
forcë plumbit që të shpoi gjoksin e Robinson. Në atë 
çast ai tha, "O Zot, uleni perden, diçka nuk shkoi siç 
duhet". Vdiq ditën e nesërme në spital.


Nëse ky magjistarë ju duket si i njohur, është për shkak se e keni parë tek filmi shumë i  transmetuar amerikan "The Prestige".


3. Joseph W. Burrus
8-grave.jpg
Ëndërra e 32 vjeçarit Joseph Burrus, do të bëhej më e famshme se ajo e heroit të tij, Harr Houdini. Në 
ditën e Halloween-it të vitit 1992, në përvjetorin e 
vdekjes së Houdini, ai u mundua të performonte 
magjinë e famshme Houdini-t - të varrosurit për 
së gjalli.  Burrus lidhi duart, u mbyll në një arkivol,
dhe u vendos në një varr mbi dy metra të thellë, më 
pas u varros për së gjalli me rreth 7 ton inerte dhe
çimento solide.

Asnjëri nuk u mundua ta bindtte atë që kjo gjë është e pamundur, prandaj kishte nevojë për një lloj iluzioni 
që të dilte i gjallë nga arkivoli. Megjithëse ai nuk u
shtyp deri në vdekje për shkak të peshës, i duhej të 
çante disa metra çimento që po bëhej gjithnjë e më solide.

Gjithsesi, çimento nuk ishte problem për Burrus. Por struktura e inerteve me çimento u shemb,
duke bërë që ai të shtypet përpara se të dalë nga arkivoli.


4. Jeff Rayburn Hooper
7-drowning.jpg
Në qershor të vitit 1984, magjistari 23 vjeçar Jeff Rayburn Hooper po praktikonte një magji që
duhet ta performonte mbrëmje vonë në një skenë në Indiana, SHBA. Megjia përfshinte lirimin
nga zinxhirët duke qenë i zhytur në liqen. Fatkeqësisht, Hooper nuk mundi t'ia dilte.

Ndërsa po bënte prova, Hooper lidhi duart me zinxhirë dhe u hodh në liqenin Winoa, në 
periferi të Indiana-s. Ashtu siç ishte, hyri rreth 90 metra drejt liqenit. Hooper ia doli që ta
lirojë veten nga zinxhirët. Ai doli në sipërfaqe dhe filloi t'i kërkonte ndihmë asistentit të tij,
por për shkak të erës së fortë dhe dallgëve, e kishte të pamundur të dilte në breg. U mbyt në
vetëm 1.6 m thellësi.

5. Royden Joseph Gilbert Raison De La Genesta
6-barrels.jpg

Genestra ishte një magjistarë amerikan, magjia tipike e të cilit ishte "ikja nga fuçia me ujë". 
Marifeti ishte që të dilte jashtë përara se të mbytej.

Fatkeqësisht, në vitin 1930, gjatë një udhëtimi të vështirë, fuçia e Genesta-s ishte dhëmbëzuar,
duke limituar kështu edhe më tepër hapësirën brenda fuçisë e duke e bërë tepër të vështirë për
të që të manovrojë. Ai nuk mundi të lirohej, dhe u mbyt. Vdekja e tij kishte një efekt të trefishtë
për bashkëkohësit e tij, pasi e bëri  numrin e fuçisë me ujë të duket më i vështirë në sytë e publikut, duke e bërë kështu edhe më popullore e të frikshëm.
Vdekja e 5 magjistarëve më të famshëm gjatë perfomancës së magjisë Vdekja e 5 magjistarëve më të famshëm gjatë perfomancës së magjisë Reviewed by Oculusnews Albania on 5/05/2014 08:59:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.